• |
ide | kryesore

Qeveria ndryshon formulën e blerjes së energjisë së rinovueshme

-Instant, Lajme



Vendimi i qeverisë për të ndryshuar formulën e blerjes së energjisë duke ulur koefiçentin , do të prekë rëndë sipërmarrësit e hidrocentraleve, të cilët thonë se mund të shkojnë deri në faliment. Kryetarja e bordit të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme Anita Shushku, thotë per Ora News, se vendimi është arbitrar pasi bie ndesh me kontratën e parashkruar.

”Neni i parë i kontratave tona të koncensionit, thotë që qeveria shqiptare pavarësisht ndryshimit të politikave, do të jetë garantuese e kësaj kontrate koncensioni. Në qoftë se kjo kontratë falimenton, natyrisht që shkaku kush ka implememtuar, do jetë çmimi, atëherë është qeveria shqiptare. E papërballueshme nga ana ekonomike dhe nga ana e sigurisë juridike. Çfarë mund të ndodhë nesër? Mendoj që në asnjë mënyrë ne nuk do të arrijmë dot që ta kthejmë investimin për 15 vjet.”

Ndryshimi i rregullave të lojës, duket se kësaj here, do të përfundojë në gjykatë.

”Hapi i parë, ne do ta kundërshtojmë nga ana ligjore. Do marrim të gjitha masat për ta kundërshtuar ligjërisht në gjykatë.”

Ekspertë të energjitikës vlerësojnë se ndikim në vendimmarrje, ka patur thatësira e këtyre viteve por dhe pandemia.

”Në këtë kuadër, edhe situata e krijuar nga Covid-19 pikërisht krijon një barrë të shtuar liodhur me atë që janë rëniet e të ardhurave që po verifikohen në buxhetin e shtetit. Në këtë perspektivë, buxheti i shtetit nuk mund të përballojë humbjet e një kompanie publike. E cila natyrisht nuk mund të falimentojë sepse është një kompani që duhet t’i përgjigjet atij që është detyrimi për të furnizuar në vazhdimësi konsumatorët.”

Ende nuk ka një vlerësim për humbjet që do të shkaktojë ndryshimi i formulës te kompanitë, apo në fitimet që do të ketë qeveria, por deri më tani, ekspertët vlerësojnë se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët, nuk do të ketë ndryshim./ Ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *