• |
ide | kryesore

Revoltohen artistët pas deklaratës së ministres së Financave

-Instant, F1, Paparazzi



Ditën e djeshme deklarata e ministres së Financave, Anila Denaj ku thoshte se dhe artistët duhet të ounojnë në ndërtim, u kritikua shumë ashpër nga vetë artistët.

Ajo u shpreh se edhe këngëtarët duhet ta konsiderojnë faktin që të punojnë në ndërtim.Denaj tha se sektori i ndërtimit ka shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kushdo që do të ndryshojë punën dhe do të ofrohet për të punuar në të mund të përfitojë shumë.

Kur u pyet nga moderatori, Enkel Demi, nëse fleksibiliteti në ndërtim vlen edhe për këngëtarët, që po vuajnë më së shumti pasojat e pandemisë, ministrja u shpreh: “Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët”.

Ka mjaftuar kjo deklaratë e saj dhe artistët kanë reaguar duke mos u pajtuar aspak me atë që ajo tha, madje e kanë quajtur karagjoze.

Ndër të parët që ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres ishte Elton Deda dhe kitaristi Bledar Sejko.

“Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që: Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit. Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment”, u shpreh Sejko.

Reagimit të tij iu bashkua sot me ironi dhe këngëtari Elton Deda, i cili ka thënë me ironi se po e mendonte seriozisht të punonte në ndërtim, duke falenderuar ministren Dedaj.

Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga këngëtari i njohur Renis Gjoka, i cili ka shkruar në Facebook dhe Instagram: “Ose po bën humor, ose është karagjoze si e gjithë dora e këtyre. Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem duke qeshur?”

Në postimin e artistit kanë komentuar me ironi edhe shumë këngëtarë të tjerë:

 



1 Comment

  1. Kto jane te gjith trushplare, ministre qe thot sju ha mortla???

    PO KUR ESHTE RAMA KRYEIDIOTI I KETYRE DIHET CFAR QEVERIE KEMI. SHIF RAMEN SHIF KTO.
    RAMA PERVERS RRIN GJITH DITEN TU SHAJT EDHE KTO PO ASHTU.

    RAMA QIN KUSHURIREN DHE GRATE E SHOKEVE EDHE KTO PO KSHU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *