• |
ide | kryesore

Rrëfimi i natës më të keqe në jetën e Bendtner: “Humba gati 6 milionë euro në poker”

-Instant, Sport



Jeta e Nicklas Bendtner jashtë fushës vazhdon të befasojë, edhe tani që lojtari është pa skuadër prej muajsh e që duket një hap larg tërheqjes. Ish-sulmuesi i Arsenal ka rrëfyer një nga momentet e tij të errëta gjatë një reality shoë danez: “Kam luajtur shumë poker në jetën time. Kam luajtur shpesh edhe kundër profesionistëve, që kur isha 19 vjec – ka rrëfyer ai – Sa para kam humbur? Vështirë ti llogarisësh, por do të thosha rreth 6 milionë euro. Nuk do thosha se kam patur problem me lojërat e fatit, kam qenë gjithnjë në gjendje ta kontrolloja. Sidoqoftë, një natë në Londër, gjërat dolën jashtë kontrollit e mund të kishte përfunduar shumë keq…”.

Mes rrahjeve me shokët e gjobave për drejtim të makinës në gjendje të dehur, karriera e Bendtner është karakterizuar nga episode kontroverse e shumë madje, aq sa në memorje ka mbetur më shumë për to, se veprimet në fushë. Në 2018 danezi u dënua me 50 ditë burg pasi sulmoi një taksist duke i thyer nofullën.

Problemet me pokerin, të paktën ato, duket sikur janë vetëm një kujtim i keq: “Pas asaj ngjarje në Londër kam luajtur vetëm me pak para – ka shpjeguar – Mblidheshim me disa miq e vinim rreth 12 stërlina secili për të luajtur…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *