• |
ide | kryesore

Shkencëtari izraelit zbulon testin e shpejtë ndaj covid, rezultati del për 20 sekonda

-Instant, F1, Stil



Shkencëtari izraelit, Gabby Sarusi, ka zbuluar një test shumë të shpejt të zbulimit të COVID-19, që jep një rezultat pozitiv ose negativ në më pak se një minutë. Sipas mediave vendase, thuhet se testi është aq i shpejt, madje deri në 20 sekonda.

Në një deklaratë të Universitetit Ben Gurion në Izrael, thuhet se kjo pajisje testimi fillimisht duhet të miratohet, një proces që zgjat dy deri në tre muaj. Prodhimi i testit mund të fillojë në shtator ose tetor.

“Ne po vazhdojmë studimet klinike dhe do të krahasojmë mostrat nga pacientët COVID-19 me mostra nga pacientë me sëmundje të tjera për të parë nëse mund të identifikojmë fazat e ndryshme të infeksionit COVID-19.

Grimcat nga një test i thjeshtë i frymëmarrjes ose tamponi i fytit dhe hundës, siç janë përdorur aktualisht për testet e tjera, vendosen në një çip me një grup të dendur të sensorëve metamaterilë që është krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Sistemi pastaj analizon mostrën biologjike dhe siguron një rezultat të saktë pozitiv/ negativ brenda një minute përmes një sistemi të lidhur me cloud.

Vlerësohet se një pajisje mund të japë rezultatet e 4500 testeve në ditë, nëse llogaritet se një test zgjat 20 sekonda. Pajisja kryesore do të kushtojë rreth 400,000 dollarë, dhe secili test 40 deri 50 dollarë amerikan, parashikon profesori Sarusi. Deri më tani, testi ka treguar një saktësi prej 90%.



1 Comment

  1. Po c’rendesi ka ne eshte 20 sekonda apo 5 minuta? E kuptoj logjiken e tregut, por nuk eshte ky rasti i zakonshem kur eshte OK te besh nje permiresim banal produkti dhe ta marketosh sikur ke shpikur rroten. Burimet duhet te perdoren per gjera thelbesore, sepse fatkeqesisht po na duhet te vrasim prap mendjen per gjera thelbesore. Kur te mbarojme pune me monstren, mund te kthehemi lirisht tek tallja e karit pa rrezik me njeri-tjetrin. Ajo kohe kur ju jeni te lumtur te hiqeni sikur keni bere revolucion, dhe ne jemi te lumtur te bejme sikur j’u besojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *