• |
ide | kryesore

Vrasja e rapsodit mirditor/ Dalin detaje të reja, një tjetër person arrestohet

Lajme, Të fundit



Arrestohet nga policia edhe personi tjetër i dyshuar se ka lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës, ku u ekzekutua me arme zjarri rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni. Policia ka bere me dije sot se ka arrestuar shtetasin Agron Lushi, 35 vjeçar, banues në fshatin Lalm Lukaj, me precedentë kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ai akuzohet se ka ndihmuar autorin Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues po në këtë fshat i cili u arrestua pak pas krimit te rëndë. Edhe Perdorda rezulton se është me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye pronësie, pasi autori pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi, është pronë e tij. Prona ku ndodhi edhe vrasja përdorej nga autori për të bërë dru zjarri, ndërsa pretendonte edhe pronësinë e saj. Për këtë çështje, ai ka pa pasur konflikte të vjetra me Preng Simonin dhe Kol Murranin dhe mendohet se ky i fundit ishte objektivi i vrasjes së dyfishtë.

Para hetuesve 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, nuk e ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur. Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë, Aleksandër Përdoda, njihej edhe si person problematik në zonë. ©LAPSI.al

Akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, gjykata lë në burg ...
Aleksander Perdoda



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *