• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik, autopsia shfajëson pilotin: zbulohet ‘Ritalin’ në gjakun e Bryant

-Instant, Sport



As drogë, as alkol. Piloti që drejtonte, në 26 janar, helikopterin me të cilin udhëtonin Kobe Bryant e tetë persona të tjerë e që po i conte në një turne basketbolli për të rinj, nuk kishte konsumuar alkol ose drogë, e të gjithë pasagjerët kanë vdekur menjëherë. Autopsia e kryer mbi pilotin, Ara Zobayan 50 vjec, ka rezultuar totalisht e “pastër”. “Testet toksikologjike nuk kanë kanë zbuluar prezencë alkoli ose droge. Substancat e testuara kanë qenë: benzodiazepine, kokainë, fentanil, heroinë, marjuana, opioidi, fencyclidina e anfetamina», shkruan raporti, i zbuluar nga portali amerikan TMZ.

Shkaku i vdekjes është trauma e fortë për të gjithë njerëzit që kishin hipur në mjet. Rrëzimi ndodhi për shkak të mjegullës së tepërt ndërsa helikopteri po udhëtonte me 184 milje.

Bryant ka pësuar raportoi lëndime në pothuajse të gjithë trupin e tij dhe, për më tepër, nga një autopsi në trupin e ish-yllit zbuloi se 41-vjeçari kishte Ritalin në sistemin e tij. Ilaçi në mënyrë tipike trajton hiperaktivitetin dhe deficitin e vëmendjes dhe narkolepsinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *