• |
ide | kryesore

Bundesliga, dita e rifillimit: e gjithë vëmendja në Dortmund-Schalke

-Instant, F1, Sport



Pas gati dy muajsh ndalesë Bundesliga është gati të rifillojë. Gjashtë ndeshje të shtunën, dy të tjera të dielën. Èshtë shija e parë e futbollit europian që kur shpërtheu emergjenca Covid-19 në të gjithë kontinentin. Do të rifillojë gjithcka me javën e 26 e përplasja e fortë është derbi i Ruhr, Borussia Dortmund-Schalke 04 (15:30). Të dielën në orën 18 do të jetë radha e Bayern Mynih kryesues, që në Berlin do të përballet me Union.

Skuadra e Flick ka 55 pikë në klasifikim e është + 4 nga verdhezinjtë e Favre, që priten nga një sfidë shumë më delikate në këtë javë të rifillimit. Në vajtje përfundoi 0-0 në Gelsenkirchen. Mes ndeshjeve të tjera të të shtunës spikat Leipzig-Freiburg e Eintracht-Borussia Moenchengladbach, sfida të rëndësishme për zonën Champions League. Duhet pritur e hëna për të parë në fushë Bayer Leverkusen, që do të luajë në Brema kundër Werder për të luajtur shanset e tij europiane.

E gjitha natyrisht, do të zhvillohet në një atmosferë të heshtur me stadiumet të mbyllura për tifozët. Një kusht me të cilin, të gjithë në Europë, duhet të ambjentohen. Objektivi i deklaruar i Bundesliga është të mbyllë turneun në fund të qershorit, duke përfshirë vetëm dy raunde në mesjavë për të kompletuar 9 javët e mbetura ende në kalendar.

JAVA E 26

E shtunë 15:30
Augsburg-Wolfsburg
Dortmund-Schalke
Duesseldorf-Paderborn
Hoffenheim-Hertha
Leipzig-Freiburg
E shtunë 18:30
Francfurte-Moenchengladbach
E dielë 15:30
Koln-Mainz
E dielë 18:00
Union Berlin-Bayern Mynih
E hënë 20:30
Werder-Bayer Leverkusen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *