• |
ide | kryesore

Bundesliga, Paderborni i Gjasulës në histori: hera e parë e zëvendësimit të katërt

-Instant, Sport



Fortuna Dusseldorf-Paderborn është futur tashmë në historinë e futbollit. Në Gjermani lind futbolli i ri post-koronavirus e sfida e Merkur Spiel-Arena do të kujtohet gjithnjë sepse ishte e para që inauguroi rregullin e ri që lejon të bëhen pesë zëvendësime në harkun e 90′. Në minutën e 73 tekniku i Paderborn, Baumgart, ka dërguar në fushë Sabiri e Zolinski, që ishin zëvendësimi i tretë e i katërt.

Paderborn madje, bashkë me Schalke 04 më pas, në harkun e pak minutave kanë kryer edhe zëvendësimin e pestë, gjithashtu historik, (Ifab ka vendosur që për gjithë 2020 skuadrat mund të kryejnë maksimumi pesë zëevndësime, kështu për të mbrojtur më tepër shëndetin e lojtarëve). Gjasula, mesfushori i kombëtares kuqezi, është bërë pjesë e historisë, duke qenë ndërrimi i parë i detyruar i Paderborn. Shqiptari u dëmtuar në minutën e 43 të lojës dhe qendroi në dhomat e zhveshjes në pushim.

Për tu sinjalizuar është edhe se pas zëvendësimeve të kryera, lojtarëve që dalin nga fusha u jepet një maskë për ta vendosur përpara se të ulen në pankinë, pranë (por në distancë sigurie prej 1 metër e gjysëm) shokëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *