• |
ide | kryesore

F1, Singapore kërcënon: i hapur për publikun ose tërhiqemi

-Instant, Sport



Çmimi i Madh i Singaporit i parashikuar për në 20 shtator, nuk mund të zhvillohet me dyer të mbyllura. Lajmin e kanë bërë të ditur “Straits Times”, e përditshmja e qytet-shtetit, sipas së cilës organizatorët kanë vënë në dyshim zhvillimin e garës së 16-të në kalendarin e Botërorit 2020 të Formula 1, që është tronditur shumë herë deri tani për shkak të pandemisë së Covid-19 që përfshiu gjithë sportin botëror.

“Nuk është e mundur të zhvillojmë garën me dyer të mbyllura. Edhe pse prioriteti maksimal mbetet mirëqenia dhe siguria e tifozëve tanë, vullnetarëve e të gjithë qytetarëve të Singaporit”, ka shpjeguar një zëdhënës. Gara e vitit të kaluar në cirkuitin e Marina Bay është ndjekur nga 268.000 spektatorë gjatë tre ditëve. Aktualisht, Singapori llogarit gati 27.000 raste të koronavirus e qeveria ka urdhëruar lockdoën në nivel kombëtar që duhet të zgjasë deri në 1 qershor.

Formula 1 për momentin ka ndërmend të fillojë kampionatin 2020 në korrik, me garat në Austria e Britaninëe Madhe, që do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Deri tani, tre Cmime të Mëdha janë anulluar (Australia, Franca, Monako) e shtatë të tjerë janë zhvendosur (Azerbaixhan, Bahrain, Kanada, Kinë, Spanjë, Hollandë e Vietnam). Organizatorët e GP Singapore, sidoqoftë, kanë sqaruar se po mbajnë të hapur dialogun me Fia e Liberty Media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *