• |
ide | kryesore

Futbollisti i Premier League thyen izolimin e fluturon në Paris për një festë me ‘drita të kuqe’

-Instant, Sport



Emri është ende i zhytur në mister. Por ‘The Sun’ nuk i mungojnë detajet në rrëfimin e aventurës jashtë fushe të një futbollisti të Premier League që, në pritje të njohë datën zyrtare për rifillimin e kampionatit, ka thyer izolimin që është në fuqi në Angli e Francë për të fluturuar në Paris e për të marrë pjesë në një festë me drita të kuqe.

Lojtari ka mbërritur në kryeqytetin francez me një jet privat e ka shpejtuar të shkojë në një restorant luksoz në zonën e Champs Elysées, ku ka ftuar për një pije me të disa modele e disa miq, për një total prej 15 personash, si kanë treguar disa dëshmitarë. Festa ka vazhduar më pas një apartament elegant aty pranë, ku – shkruan ‘Sun’ – lojtari ka kryer mardhënie seksuale me të paktën një vajzë. E tani, sipas tabloidit, mund të përballet me një hetim në Francë se ka thyer normat e sigurisë, për shkak të emergjencës Koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *