• |
ide | kryesore

Vetëdorëzohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëdorëzohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë në Vlorë, të cilët bëjnë të ditur se Çela është dorëzuar pranë autoriteve mesditën e sotme. Jaeld Çela ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Habilaj”, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe zyrtarë të tjerë të policisë në jug të vendit. Çela, i shpallur në kërkim për trafik droge, u dënua ne shtator te 2019-es me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Jaeld Çela ka reaguar përmes një deklarate drejtuar medias, ku jep shpjegimin për vendimin e tij

Deklarata e plotë

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë. Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më udhëhoqi:
-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.
Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….
Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…
Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË.
Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim tim..



9 Comments

  1. U afrua ky -Shemja- se do legalizojne -hashashin -keta te ridhjerjes dhe bie akuza edhe Saje Qorrit edhe ketij .Me nje fjale dalin pa u lagur .Ky ishte -administratori -i hashashit ne tere Vloren ,ku dergonte polica me kallac qe ruanin parcelat.

  2. O SA ZOTNI BURR PASKA QENE . DY VJET KA HONG E KA PI MU PARA SYVE TE VARTESVE DHE NUK E GJETI GJO DHE NE FUND U MERZIT DHE U DORZU . BRAVOO . PO TE KANE PREMTU PAFAJSINE MOS E PRANO , SE TI JE VETE PAFAJSIA . PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU……..TE QIFSHA SHTETIN E KURVES , NA ÇATE KARIN SHTAT VJET ME DOGMA DHE HAJDUTLLIQE

  3. Eh debatikasi i vogel! Militoi sic u ka hije shokeve 2 vjete ne ilegalitet por nuk do t’i tregoje asgje armikut

  4. Po ku e kishte fsheh Partia kete morrin e kuq ?
    Ne malet e jugut ku u fshinte Enveri , beme baba qe te ngjaj,
    Bastardi!

  5. Ti hani mun. Tr jete Sali Brisha i lire qe ka bere shume krime kunder Shqiperise dhe shqiptareve dhe te denohet ky turp per drejtesine

  6. unethem qe eka pi gjeneral kimiku

    ahahah

    sic kapi Klement Balilin , edhe ky nje sukses i policise se shtetit.

    Ti or copa e kriminelit ke hak burgun , je trafikant nuk je polic. ha buken e shtetit dhe punon per bandat. je nje plehre qe meriton burgun

  7. Sa i besueshem asht ky djali ,bre burra!!!
    Langaraq i policise qe don Nastradin Rama me disa shkerdhata te PS-se.
    Pate mjaft kohe me zhduke provat dhe u dorezove para se te shkoje per lesh Nastradin Rama.
    Zorragji i QENVERISE SOCIALDHISTE.

  8. Po nga hyri ne Shqiperi ky qe u dorezua? Uji, toka apo ajri? Nuk e ndaloi njeri kete?! Hajde shtet hajde. Femijet i zbresin nga bicikletat se shkojne ne shpi, duke i rrahur. Te kerkuarit per krime u sherbejne me taksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *