• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga, festimet e distancuara përgjysëm: Hertha thyen protokollin

-Instant, Sport, Video



Duartrokitje e buzëqeshje në distancë, ose më nga pranë me përplasje brryli: Koronavirus ka ndryshuar mënyrën për të festuar një gol. Por në fakt, jo për të gjithë, duke qenë se dikush i ka harruar rregullat e vendosura nga protokolli…

Kështu nëse lojtarët e Wolfsburg kanë kontrolluar gëzimin e tyre, duke u mjaftuar me kërcimin në ajër e përplasjen e brrylave (e të mendosh që fituan në transfertë 1-2 një ndeshje të ekuilibruar) dhe në Dortmund pokeri është festuar në distancë, në Hoffenheim nuk ka qenë kështu. Futbollistët e Hertha janë përqafuar pas cdo goli të shënuar në portën e vendasve, duke mos u kujdesur për protokollin që duhet të respektohej në maksimum, sidomos pas rasteve pozitive gjatë tamponeve të kryera para nisjes së futbollit.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *