• |
ide | kryesore

Video/ Frankfurt rrëzohet për 7 minuta: Gladbah ngjitet i treti

-Instant, F1, Sport, Video



Bundesliga ka rifilluar aty ku e kishte lënë dhe surprizat kanë munguar në këtë javë të parë pas emergjencës koronavirus, pa tifozë e me rregullat e reja. Borussia Mönchengladbach ka dashur aq shumë të kalojë Leipzig (frenuar nga Freiburg), sa i ka mjaftuar një minutë për ta parë vetën në avantazh në Frankfurt, për ta mbyllur në fund me një 1-3 që lë pak vend për interpretime.

Eintracht ndoshta nuk e kishte filluar ende kampionatin me mendje, sepse u shfaq me vështirësitë e para ndalimit të Bundesligës, por edhe më e dorëzuar dhe pa dëshirë për të provuar. Goli i minutës së parë nga Plea me shumë mundësi i tronditi keq kuqezinjtë që pësuan të dytin në minutën e 8 nga Thuram, duke e përfunduar ndeshjen pa filluar mirë.

Miqtë e kontrolluan lojën me kujdes, pa gabime e duke tentuar të shënonin edhe golin e sigurisë. Shqetësues mbi të gjitha për skuadrën e Frankfurt duhet të jetë mungesa e rasteve dhe një sulm apatik, që nuk i garanton shumë Eintracht. Nuk shpëton fytyrën as mbrojtja, që në minutën e 73′ pësoi edhe golin e tretë me autor Bensebaini, me penallti.

9 minuta nga fundi sulmuesi portugez shënoi golin e ngushëllimit për Eintracht, por ishte shumë pak për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Mbetet në vendin e 13 Frankfurt, në kuotën e 28 pikëve, por 5 pikët që e ndajnë nga zona e rënies nga kategoria nuk janë aspak një garanci, sidomos pas kësaj performance në javën e 26. Ngjitet në vendin e tretë Gladbah (52) që kalon Leipzig me një pikë në renditje, duke kërcënuar edhe Dortmund me 54 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *