• |
ide | kryesore

Ardit Gjebrea: Sot është vonë për ta mbrojtur Teatrin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kantautori Ardit Gjebrea thotë se harresa për artistët solli mëngjesin e sotëm. Sipas tij shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Në hapje të emisionit të tij “E Diela Shqiptare” tha se sot është shumë vonë për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit, pasi sipas tij aktorët janë lënë në harresë për vite me radhë.

“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë.

Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë. Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm…

Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur Kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot.

Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit? E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri.

Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre.”– është shprehur Gjebrea.



17 Comments

  1. Po normale sja mban suma te dali kundra, me servilizem dhe qoka ka arritur deri ketu. Me mire mos ishte prononcuar sepse ai e di shume mire qe nuk eshte vetem ceshtje artistesh dhe nje godine

  2. Teta Ardita I paska ra nga “Kina” per tu bashkuar ne nje “qafe” me ceten kriminale rilindiste! Goxha zahmet!
    Eh more dhenderr,more dhenderr! More dhenderr I bllokut! E ke mesuar heret zanatin e nuhatjes si lango!
    Pastaj,c’e duam teatrin,kur te kemi ty,teta Ardita,si pajisje multi-funksionale! Kush “aktron” me bukur se ti ne kete vend?!…
    Ti na tregon si te ushqehemi,si te vishemi,si te behemi me shume para,me nje bilete fati. Edhe kadileret I ke eklipsuar. Ti jep verdikte.ti e “ndan” muhabetin tamam!
    Po nje fjale per teatrin si nuk e the,ti qe shperndan mesazhe me ” katering” cep me cep?!….
    O tempora,o mores!….

  3. Ardit,beji te fala Besnikut (atij te Partise) te Bekteshajve,prej nje kolegu te tij nga hidrocentralet ku kemi punuar.

  4. Ardit,beji te fala Besnikut (atij te Partise) te Bekteshajve,prej nje kolegu te tij nga hidrocentralet ku kemi punuar.Simbas teje,per probleme qe nuk ke interes,eshte gjithmone vone,por ama vete,per qellimet qe i ve vehtes,ndodhesh gjithmone ne kohen dhe vendin e duhur.Mos u be Kameleon.

  5. Po tija jepnin pra këtyre artisteve lekët që do bëjnë teatrin e ri, edhe Europa nostra ta rindërtonte falas.

  6. Ik o Ardit me mire mos kishe folur fare. Na e mbushe menjen. Te kishte ndodh kjo ne noj shtet ne perendim i ishte qire mami ne pidh me kryeminister e me kr bashkie e me legena si tipi jot qe i bejne fresk mafies.

  7. Ti je kokrra e bythqirit..pederast..legen..njeri i shitur..e ke medje te bejsh servilin e te zhvatesh para..tall b..th me kete popull te trellur..turp..turp.??

  8. Ky do kishte bere mire te mos fliste fare do i kishte bere nder vehtes ,kerkon bashkepunim pas pilafit turp te te vije bashkepunimi duhet pa ndodhur jo tani Ka thene dicka te rendesishmi Z Apollon Baci mbas 3 muajesh do shohim nje 97 te tjeter kjo eshte ne prag te deres dhe KM te mos merrej me teatrin por me problemet qe po vijne

  9. Zotëria mesa dijmë nuk është thjeshtë një “kantautor” por është edhe një moderator televiziv.
    Kujt i ankohet ai që nuk qenkan promovuar aktorët kur vetë shkonte në burg e promovonte mafiozët ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *