• |
ide | kryesore

Video/ Mainz rikuperon dy gola në Këln dhe shpreson mbijetesën në Bundesliga

-Instant, F1, Sport, Video



Spektakël mes Koln e Mainz në një barazim impresionues, që zbuloi skuadra me dy fytyra, që në fund morën atë që meritonin. Një ndeshje zbavitëse në RheinEnergieStadion, ku vendosin dominuar pjesën e parë dhe humbën të dytë për një 2-2 që i lejon Mainz të shtojë edhe një pikë mbijetesë në favor.


Vendasit e Koln e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 6’ falë golit me penallti të transformuar nga Uth. Sulmuesi e fitoi vetë në fakt faullin, në një kontrast loje me Niahkaté e nga pika e bardhë nuk gaboi; Kainz gjeti golin e sigurisë në minutën e 53’ me një goditje të saktë me kokë, por kush e mendoi një ndeshje të mbyllur duhet ti bënte llogaritë me rikthimin e Mainz.


Miqtë ngushtuan rezultatin tetë minuta më pas falë golit të Aëoniyi, që në të 61 nuk i la asnjë mundësi portierit të Koln, Horn. Vetëm 10 minuta më pas Kunde Malong kompletoi rikuperimin me një galopim vetmitar, finalizuar me një të djathtë tokazi, që vulosi rezultatin në 2-2. Koln mbetet në vendin e 10 me 33 pikë, dy më pak se Hoffenheim, ndërsa Mainz shton diferencën nga zona e rënies nga kategoria, duke mbajtur 4 pikë larg Dusseldorf.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *