• |
ide | kryesore

Do të luhet çdo ditë me dy fasha orari: ja si Spanja ‘driblon’ të nxehtin

-Instant, F1, Sport



Beteja e gjatë mes dy organizatave kryesore futbollistike spanjolle, ajo për oraret dhe ditët e ndeshjeve, duket se mbërriti në fund. Liga e Federata kanë gjetur një akord, që duhet të ratifikohet përpara një gjykatësi, që parashikon ndeshje cdo ditë, përfshirë të hënën, në dy fasha orari: në 20 për zonat më të freskëta e në 23 për qytetet ku klima është më e nxehtë, duke qenë se La Liga do të rifillojë në qershor.

Luis Rubiales, presidenti i Federatës spanjolle, është gjithnjë kundër ndeshjeve të luajtura të hënën sepse e ka konsideruar ditën e parë të javës pak të përshtatshme për nevojat e spektatorëve, por në një futboll me duar të mbyllura ky shqetësim duket se nuk ka më kuptim.

Limiti i fiksuar për cdo skuadër nga njëra ndeshje në tjetërn është 72 orë. Nëse do të zbresin në fushë të hënën, ndeshja e ardhshme nuk mund të luhet përpara të enjtes. Ky organizim do ta lejojë Liga të prfundojë sezonin e saj brenda 29 korrikut, limiti i fiksuar nga Uefa për të mundur të luajnë ndeshjet e fundit të kupave europiane të sezonit në vazhdim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *