• |
ide | kryesore

Hipokrizi apo gafë PR-i? Ambasada Amerikane poston foto me lule (Reagimet e qytetarëve në komente)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur ambasada britanike dhe ambasadori gjerman kanë reaguar zyrtarisht për shembjen e Teatrit Kombëtar gjatë natës, Ambasada Amerikane poston foto me lule.

Shembja e Teatrit/ Reagime nga ambasada britanike dhe gjermane 

Jo vetëm kaq, por fton qytetarët të postojnë në komente foto me lule. Ky postim i stonuar i një prej ambasadave më të rëndësishme në vend, vjen në një kohë kur një prej simboleve të vendit shembet në mënyrë të paprecedentë në një të shtunë duke gdhirë e dielë. Ndër vite shqiptarët kanë çuar sytë drejt ambasadës amerikane për drejtim dhe udhëzim në kohë të vështira. Në një ditë si kjo, kur edhe heshtja do të ishte e rëndë për përfaqësinë amerikane, ambasada nxjerr fotot e luleve.

(VIDEO+FOTO) Si u shemb në errësirë Teatri Kombëtar 

A është ky një gabim PR-i? Edhe sa orë do t’i duhen ambasadës ta korrigjojë këtë gabim? Prej 5 orësh postimi qëndron në faqen e Facebook-ut të ambasadës. Frustrimin ndaj këtij reagimi mund ta shihni në komentet e qytetarëve më poshtë. ©LAPSI.AL 

Postimi i Ambasadës Amerikane: 

Fotografia dhe dëshira për të shkrepur foto është rritur ndërmjet anëtarëve të komunitetit tonë të Këndeve Amerikane. Ajo është kthyer në një hobi për pjesën më të madhe të tyre gjatë këtyre kohëve kufizuese. Shihni disa foto të bukura që anëtarët e tij i kanë dërguar Këndit Amerikan në Kukës. Na thoni cila është foto juaj e preferuar dhe nëse edhe ju keni një foto që dëshironi ta ndani me ne, postojeni në hapësirën e komenteve mëposhtë. 



5 Comments

  1. Keta kimjongun duan, nuk i rruhet shume per demokracine ne shqiperi. Mos prisni prej tyre, nese vertet do ngjallnim interes per ta do ishim bere prej kohesh dhe jo sot e 30 vjet te jemi ne kete derexhe e me breke neper kembe

  2. Te dashur komentues,,,,,xhesti me te vertete eshte i denueshem me publikimin e luleve, por mese shumti eshte nxituar ambasada sepse te henen , eshte nje feste lulesh ne Amerike , andaj edhe mund te kene shkare ne Pr para kohe. Ma merr mendja se ne kete rast edhe nuk mund te kete provokim, por per problemin e kontrollit per drejtesine, aty hajt te themi te tera te zezat qe na bene me vetingun, e me emerimet partiake, trashegimtare, e servile,, probleme ka plot, qe ambasada duhet te demaskoje te kesaj qeverie, ejo te rrije ne heshtje, apo apati qe kurajon shtetin mafiz.

  3. popull rrot kari ! Teatri nuk eshte ceshtje e SHBA dhe ambasada ka te drejte te botoje cdo foto qe do… Komentet ne fb jane komplet qesharake nga njerez injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *