• |
ide | kryesore

Kane bëhet sponsor i klubit të tij të parë: Leyton Orient bën namin me fanella

-Instant, Sport



Leyton Orient, skuadra e League Two në lindje të Londrës, është në vështirësi të madhe, por një ndihmë i ka ardhur nga nuk e priste. Harry Kane, qendërsulmuesi i Tottenham e kombëtares angleze, është bërë sponsor i fanellës. Kapiteni i Spurs ka debutuar në futbollin profesionist pikërisht me Orient, ku mbërriti i huazuar nga Tottenham, klubi në të cilin ishte rritur. Në 15 janar 2011 një gjatosh i ri as 18 vjec debutonte me The O’s në atë kohë në League One kundër Rochdale, ndërsa një javë më pas shënonte golin e parë mes profesionistëve në 4-0 ndaj Sheffield Wednesday. Kane i mbylligjashtë muajt tek Orient me 5 gola në 18 ndeshje: karriera e tij vazhdoi tek Millwall, Norwich, Leicester, deri kur u mbërriti në skuadrën e parë të Tottenham ku është bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Por Harry nuk i ka harruar emocionet e Brisbane Road. E sot që klubi i tij i parë është në vështirësi ekonomike ka vendosur të ndërhyjë. “Kam lindur jo larg stadiumit e jam shumë i lumtur që kam mundësinë ti kthej dicka skuadrës që më dha fanellën time të parë si profesionist – shpjegoi Kane -. Sponsorizimi është edhe për mua një mënyrë për të thënë faleminderit për heronjtë e shoqatat e bamirësisë në linjë të parë kundër koronavirus”.

Në fanellat e Orient 2020-21, në fakt, nuk do të jetë fytyra apo emri i Harry Kane, por një mesazh solidarieteti. “Faleminderit heronjve në vijën e parë” shkruhet në fanellë; “Haven House Children’s Hospice”, një qendër për djemtë në vështirësi në zonën e Chingford, ku ka lindur Kane, në fanellën e trasfertës; “Mind Mental Health Charity”, një shoqatë bamirësie kundër sëmundjeve mendore, në fanellën e tretë. Sponsorizimi është i pari i këtij lloji – nuk ka ndodhur kurrë që një lojtar të subvencionojë direkt një klub – e është dashur të jepet aprovimi i Premier League, Football Association e English Football League. 10% nga shitjet e fanellave do të shkojnë pikërisht për këto shoqata. Orient ka njoftuar se ka shitur 2.000 në 24 orët që pasuan njoftimin e Kane. Zakonisht shet 3000 gjithë sezonin.
w



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *