• |
ide | kryesore

Komenti / Ne dështuam, na mundën banditët

-Instant, Ide, Lajme



Prishja e Teatrit ishte dështimi ynë. Ne dështuam, banditët fituan. E zbuluam planin, ditën kur do ta grabisnin dhe nuk mundëm ta ndalojmë. Një pirg rrënojash në vend të një ndërtese që strehonte kujtimet tona që nga koha kur filluam të kuptojmë, pluhur dhe tym në prehërin e fundit ku vinim kokën për ngushëllim, ndërsa shihnim qytetin të humbiste historinë e re dhe të vjetër, një kufomë e shpërbërë në çast e dëshmitarit të fundit të artit skenik, muze i dhunuar i plejadës së aktorëve që lindën dhe rritën Teatrin shqiptar, vendngjarje e bastisur e rezistencës modeste të një shoqërie të dështuar ndaj një regjimi të instaluar prej një bande hajdutësh.

Simbolika më e mirë e trashëgimisë që Edi Rama me shërbëtorin e punëve të pista, Erjon Veliaj dhe me gjeneralin e degraduar për t’u bërë ushtar besnik, Sandër Lleshaj po i lënë vendit.

Në tragjedinë e fundit, Teatri u bë aktor kryesor, u vetësakrifikua me shpresën se më në fund do kuptojmë, që nuk duhet të dorëzohemi përpara çdo banditi që merr pushtetin për të na shtypur, për të na vjedhur, për të na përzënë nga shtëpitë dhe nga atdheu.

Me vetësakrikimin përpara babëzisë, na thotë që nuk mund të vazhdojmë më të jemi shoqëria më e dështuar në Europë, të nëpërkëmbemi përpara çdo hajduti ordiner, që vjen në pushtet për të zhvatur ç’të mundë dhe ikën të jetojë i pashqetësuar duke lënë mjerimin mbrapa, që jo çdo pis mund të tallet me fatin e shqiptarëve të nënshtruar, të zhveshur nga cdo ndjesi dhe mendim social që ndahen në skllevër të varfër, shërbëtorë të majmur dhe hajdutë të pasur që po zhdukin çdo shenjë të Kombit, çdo mundësi për të jetuar në atdhe, çdo shpresë të qytetarëve për të mos marrë rrugët e Botës për të jetuar si në atdheun e tyre.

Sepse atdheu është i pushtuar nga banditët – bashkëkombas që po sfidojnë me dëmin historik të gjithë pushtuesit që ky truall të nënshtruarish ka njohur në histori.

Unë dështova. Jo për herë të parë, por më keq se të gjitha herët e tjera. Ashtu si dështova në 1996, kur u vodhën votat për herë të parë, kur paratë e shqiptarëve u bënë pre e mashtrimit të piramidave dhe në 1997, kur vendi u fut në një luftë që mund të ishte fatale dhe rregullisht më pas, pas çdo vjedhjeje dhe grabitjeje, pas çdo dëmi që i bëhej vendit, pas çdo ardhje-ikje të banditëve me kravata që mbushnin xhepat me paratë tona dhe iknin.

Dështoja vazhdimisht deri sot, duke u ngjirur kot për mungesën e drejtësisë, për padrejtësinë që i ka zënë vendin.

Dështoja duke parë se që nga 1996 zgjedhjet nuk mundeshin më të bëheshin të lira, se ata pak njerëz që besonin se mundësitë e demokracisë do të sillnin kontrollin mbi qeverinë, po iknin një nga një, se nevoja për bukën e gojës po zëvendësonë ekzigjencën ulëritëse për t’i trembur pushtetarët – hajdutë të votave, parave dhe lirive.

Dështoja të shpërndaja sadopak shpresë që ky vend mund të bëhet nga shqiptarët nëse ata nuk ndërrojnë atdheun për shkak të pushtimit hajdut që bëhet rregullisht çdo 8 vjet.

Ishin dështime të paralajmëruara, dështime që linin pas një mësim, një mundësi, një shpresë rrugëdaljeje. Ky i sotmi ishte më i rëndi, më turpëruesi, më i pakthyeshmi.

Dështim që nuk lë mbrapa shpresë, vetëm një gërmadhë të madhe në shpirt, në mendje dhe në sy. Për pothuajse 2 vjet, u ndërtua mbi kërcënimin e prishjes një strehë e vogël rezistence, kur ata pak njerëz e shihnin njëri-tjetrin në sy dhe besonin se do ia dilnin; të shpëtonin dicka nga ky shkatërrim i madh, të krijonin një bërthamë të vogël që mund të shërbente për ortekun e zemërimin ndaj nëpërkëmbjes 30 – vjecare që pasoi diktaturën 45 – vjecare.

Vetëm pak minuta para orës 05.00 të mëngjesit të 17 majit e gjithë kjo u rrënua bashkë me strehën e paharrueshme të Teatrit Kombëtar. Një dështim që nuk kapërdihet, që lë pas vetëm dorëzim.

Dosja.al



13 Comments

  1. Zotni nderuar!Fole aq sa nuk kane folur te gjithe te tjeret,qe duhet te flisnin se bashku.Dhe i the me zemer,me dhimbje,me trishtim.Ti the vetem te verteten,sado e hidhur te jete ajo,por e the troc.Je i nderuar,je me kete shkrim,si nje “melhem”per plaget e krijuara prej ketij regjimi fashisto-idioto,hajduto-diktatorial.Shiko,sa e shton trishtimin tend,si dhe tonin,heshtja e nderkombetareve qe edhe nese ndonjeri e tha nje fjale,edhe ai vete nuk e kupton,se cfare ka dashur te thote,me ate ze te mekur,prej frikes se mos e degjonte Rama.Hashtja e Turpeshme e nderkombetaever,kurojoi banditet shqiptare,per veprimet qe kane bere,qe kur morren pushtetin me vjedhjen e votave dhe “miratimin”e nderkombetareve.

  2. Ky deshtim u nenshrua nga Basha , Meta dhe Monika . Deshen keta prandaj u prish teatri . Sepse ketyre nuk ju intereson anjegje perveçse fitimit te tyre . Ndersa per palloshin Rama dhe ate vemjen veliaj eshte e kote te flasesh ata nuk hyjne tek njerezimi ata jane kafsheria e ketij vendi .

  3. Njerezit sentimentale perhere do deshtojne. Ata qe udhehiqen ne jete nga romantika, nostalgjia e kujtimet jane ca leshko qe vetem qyrraviten si ky loqja. Hap syt e behy racional, bota ecen ndryshon, sdo rrime perhere rob te kujtimeve.

    1. SE KU I GJENI CA EMRA JU RROGETARET MAVI NUK E DI? TE GJITHE DILNI TIRONSA , NJONI LAPRAKS TJETRI ALI DEMS , NJONI SOKOL E TJETRA SARA O JU QIFSHA ROPT O NJERZ PA DINJITET . VINI NGA PIDHI I MOTRES SI KATUNAR TE ÇERTIFIKUMEN DHE BONI MORAL KURVASH O KUVA TE LINDURA. ROPT KU TI KINI

  4. A ju kujtohet Kinostudio e filmave “Shqipëria e Re” si e rrafshoi 200.000 metra2, Berisha, Rama dhe Meta?

    Pse nuk protestuat? Apo nuk ishte trashëgimi kulturore?O elton ku ishe ti kur u vodh prona publike ne kinostudio nga kjo treshe kriminale

    1. Boll na qivekaret ti transeksual muti me kete statusin fake te bere copy paste nga tullumbacja politike kreshnik spahiu. Kinostudio qe nuk prodhonte me filma ju dha me qera apo ju shit 2 televizioneve, Klan dhe Oranews. Asnje godine nuk eshte prishur aty. Thjesht eshte pershtatur komercialisht. Boll bere diversion ne cdo postim legen.

  5. Prishja e teatrit filloi si proces urrejtjeje, vazhdoi si proces vjedhjeje dhe ne fund permbylli procesin e vendosjes se diktatures ne Shqiperi. Rama beri nje akt qe nuk mund te shkrepte as ne endrrat me te cmendura te Berishes, dhe guximi i’u shperblye. Tashme eshte mbret mbi rrenojat e nje vendi qe per fat te keq nuk u ngrit dot kurre plotesisht ne kembe.

  6. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte tevolucioni,o psikopat kinostudios ju vodhen 200 000 meter katror dhe ju dha per nje euro metri klan ora dhe tarafit te treshes klasike qe vjedhjen e kane pasur per hobo ne keto 20 vjet,por duke qene psikopat funksional mendon se kur vjedh salihu meta basha eshte arritje e tyre dhe e jotja kur vjedh rama ky eshte hajdut,e kupton sa Psikopat je o shpellkar cecen

  7. Kjo eshte ne fakt historia jo vetem e Tiranes por e gjithe Shqiperise se 30 viteve te fundit. Ne cdo fshat, qyteze apo lagje eshte po njesoj. Banditet vazhdojne vjedhin dhe sundojne, ne ulim koken, u sherbejme ose ikim. Kjoe eshtye shoqeria shqiptare per fatin e keq. E kishte kuptuar mire Enveri, e ka kuptuar edhe ky palloshi i Surrlit. Beni valixhet gati ose pregatituni edhe per nja 20 vite te tjera diktature se ky vend nuk behet me

  8. Gjatë dy viteve të fundit, e ardhmja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur shumë kundërshti dhe PD, për oportunizëm të qartë politik është bërë palë me atë pakicë artistësh që kanë ngulur këmbë në ruajtjen e godinës. Shumë deklarata publike, shumë kërcënime dhe akuza, por në çdo moment, Lulzim Basha mund të kishte ngritur një padi në gjykatë për të pezulluar planin dhe për ta shfuqizuar plotësisht atë. Kjo do të ishte shumë më e efektshme se kërcënimet për luftë, nëse vërtet qëllimi kryesor i PD do të ishte ruajtja e objektit.

    Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: Teatri Kombëtar, në fillim të viteve 1990 u shndërrua në bingo. E gjithë salla e Teatrit Eksperimental u vendos në funksion të lojravë të fatit me vendim të qeverisë së Berishës. E njëjta qeveri, ideoi në mesin e viteve 1990 prishjen e Teatrit dhe ngritjen në vend të tij të një kulle, ku dy katet e para do të ishin teatër dhe pjesa tjetër apartamente dhe hapësira biznesi. E gjithë historia e Teatrit Kombëtar provon vetëm një gjë. PD kurrë nuk ka pasur ndonjë interes që ta ruajë këtë godinë, madje qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin Teatrin me godina biznesi dhe jo me një Teatër të ri modern. Por, duke nuhatur mundësinë që kjo çështje e ndjeshme mund t’a shpërblejë me kapital politik, vendos të ngjitet në bord. E fundit, a mos vallë ishte Basha dhe Kryemadhi ata që deklaronin se Teatri do të prishej mbi trupat e tyre dhe se do të flinin në godinë derisa qeveria të tërhiqej? Ku ishin ata mbrëmjen që u vendos të prishej godina?Shyqyr qe po largohet dhe nje cecen tjeter,kur salihu vriste ky qeshte dhe jetonte mire,udhe te mbare dhe mos u kthefsh kurre o cecen I salihut

  9. Por, ajo që të bën përshtypje, është fakti se Berisha mban me vete tri badigardë të fuqishëm.

    Ajo që nuk kuptohet, është fakti se përse Berisha mban kaq shumë njerëz pas vete kur del në publik dhe kush i paguan ata, pasi tashmë ai është thjesht një njeri civil, që nuk ka asnjë post publik.

  10. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *