• |
ide | kryesore

Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, çfarë po përgatit opozita

-Instant, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi i ka shkuar në zyrë Lulzim Bashës për të zhvilluar mbledhjen e koalicionit opozitar në reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pritet të vendosen hapat që do të marrë tashmë opozita pas këtij akti.

Kryemadhi sot u shoqërua nga Policia por u lirua pas pak orësh teksa tashmë ndodhet me liderin e opozitës që paralajmëroi se do ketë vendime politike pas aktit të sotëm dhe dhunës ndaj politikanëve, qytetarëve dhe artistëve.



2 Comments

  1. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.

  2. O lul per ty kam votuar por ti je bere nje frikacak dhe i shitur tradhetar.
    Jo po zjarri ne syrrel jo po ne vilat e tj.
    Po ke bole udhehiq dhe shkaterro kete kupole mafioze. Histori bejne trimat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *