• |
ide | kryesore

Manchester United 15 milionë euro larg Skriniar: Inter pret ankandin për sllovakun

-Instant, Sport



Milan Skriniar është tashmë në shënjestër të klubeve të mëdha. Pas Manchester City, Real Madrid e Barcellona, edhe Manchester United regjistrohet në garën për qendrorin e Inter e sipas asaj që shkruan Daily Mirror është gati të bëjë përpara me një ofertë të fortë, menjëherë sapo zikaltrit i dhanë disponibilitetin e tyre për të shitur mbrojtësin sllovak në verë.

Sipas asaj që bën të ditur tabloidi britanik, Ole Gunner Solskjaer, tekniku i Red Devils, ka dalluar tek Skriniar, partnerin ideal të Harry Maguire në qendër të mbrojtjes e për këtë klubi anglez ka kryer një sondazh me zikaltrit. United është gati të vendosë në tavolinë rreth 45 milionë euro (plus bonus të mundshëm). Një shifër e rëndësishme, sidosmos duke patur parasysh momentin që po kalon futbolli botëror, por ende larg asaj që duan Zhang e Marotta.

Drejtuesit zikaltër në fakt duan ta mbajnë 25 vjecarin në Milano edhe sezonin e ardhshëm, por përballë një oferte të lartë janë gati të marrin në konsideratë shitjen. Kërkesa e Inter për të gjithë të interesuarit është 60 milionë e në këto kushte, shpjegon Mirror, dueli do të zhvillohet mes United e Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *