• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja meksikane

-Instant, Paparazzi, Slider



Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktoreve më të njohura të telenovelave meksikane, Pilar Pellicer.

Aktorja është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 82-vjeçare. Mediat meksikane raportojnë se Pellicer kishte patur komplikime me shëndetin për shkak të Covid-19. Ajo ishte një nga aktoret më të vlerësuara të kinemasë. Pellicer mori pjesë në më shumë se 40 filma e telenovela.

Mes tyre ajo njihet për rolet në telenovelat “Triumfi i dashurisë” dhe “Njerka” të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *