• |
ide | kryesore

Një dhëmb më pak: Appiah tregon ndeshjen kur Gattuso ia theu në fund të ndeshjes

-Instant, Sport



Tekniku aktual i Napolit, Gennaro Gattuso, është konsideruar gjithnjë një i fortë kur luante në fushë, me Salernitanën e më pas me Milan, por episodi i treguar nga ish-mesfushori i Udinese, Stephen Appiah shkon përtej normave. Ganezi ka rrëfyer një anekdodë të lidhur me një ndeshje të bardhezinjve e Salernitanës me protagonist Gattuson.

Appiah ka koleksionuar me fanellën e Udinese 45 prezenca e 3 gola, përpara se të transferohej tek Juventus: “Gattuso arriti të më thyente një dhëmb në fund të ndeshjes. Nuk ishte e mundur që të ikje me gjithë topin. Lojtari më i fortë për tu përballur ka qenë pikrëisht ai. E takova për herë të parë kur luaja tek Udinese. Ai luante për Salernitanën në atë kohë. Ishte vërtetë i fortë, më shumë se Emerson, Demterio Albertini e shumë të tjerë“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *