• |
ide | kryesore

Pas veprimit abuziv në video, bashkëshortja i del në mbrojtje Michael Buble (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Michael Bublé dhe gruaja e tij, aktorja argjentinase Luisana Lopilato, gjatë gjithë qëndrimit në karantinë kanë kanë dalë shpesh në video live në Facebook apo Instagram.

Nëse ju kujtohet njëra prej tyre u bë virale dhe u diskutua për shumë gjatë, për shkak të sjelljes së këngëtarit ndaj gruas së tij, histori e cila në Argjentinë diskutohet ende. Në fillim të videos, Luisana e ndërpret Michael dhe thotën “çkemi” në të njëjtën kohë me të. Michael e gjuan me bërryl dhe e shtyn dy herë para se ta përqafojë për të rregulluar situatën. Luisana dëgjohet të thotë “më fal” nën zë. Sjellja agresive e Buble-s i bëri përshtypje njerëzve të cilët jo vetëm që reaguan dhe shpërthyen në komente, por e kryqëzuan atë për shumë gjatë.

Pasi klipi u bë viral, Luisana, (përmes një postimi që tani është fshirë), i doli në mbrojtje të shoqit, duke thënë se “s’kam asnjë dyshim për tim shoq, e di mirë kush është ai”. Ky incident mori përmasa kaq të mëdha sa edhe një muaj më vonë, aktorja detyrohet ta komentojë e ftuar nëpër intervista.

“Kishte shumë thashetheme, pjesa më e madhe e të cilave vinte nga media këtu në Argjentinë. Ata shpërndanë thashetheme të cilat i dinin që s’ishin të vërteta.Mike është zotëri i vërtet, i cili shqetësohet vetëm për të më bërë mua më të lumtur nga ç’jam.”- u shpreh Lapilato gjatë intervistës në programin Intrusos.

Aktorja shtoi se pas asaj videoje ka marrë edhe kërcënime për vdekje që i drejtoheshin bashkëshortit të saj. “Ishte një moment kur isha shumë e frikësuar, në fakt kam ende pak frikë. Ju nuk do ta besoni dot sa njerëz më kanë dërguar foto kërcënuese, mesazhe që më thoshin se do të vrisnin Michael-in kur të vinte në Argjentinë. Kam marrë foto thikash që tregonin se do të prisnin gishtat e tij, apo nga ata që na kërcënonin me një bombë.”

Një ngjarje e tillë padyshim ndikoi edhe tek këngëtari kanadez, pavarësisht se po përpiqen të mos i japin rëndësi më kësaj historie dhe komenteve të urrejtjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *