• |
ide | kryesore

Reagime të ashpra nga rradhët e Parlamentit Europian për shembjen e Teatrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahler i ka bërë thirrje Edi Ramës të ndalë shembjen e Teatrit Kombëtar, që e cilëson si të paligjshëm, dhe të angazhohet në dialog. Edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bashkohet dënimit të veprimit të qeverisë dhe të dhunës policore.

Gahler thotë se ky Teatër është renditur si sit kulturor europian i rrezikuar dhe Rama duhet që të dialogojë me grupet e interesuara si Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Europiane të Investimeve që mbështetn nga KE.

REAGIMI NGA MICHAEL GAHLER
Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot
Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar. 

Bashkë me eurodeputetin Gahler, David Lega apelon ndaj Edi Ramës që të ndalë dhunën ndaj aktivistëve e artistëve të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët e me Europa Nostra.

REAGIMI NGA DAVID LEGA 

“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot 

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar. 

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.” – shprehet Lega.



4 Comments

  1. Mire ja ben se populli eshte krhyer ne nje tufe delesh i len pa buk nuk degjohen i len pa pune nuk degjohen i mbyll brenda si asnje vend tjeter ne bote nuk degjohen keshtu qe pak e kane se per nje thes miell prap ja japin voten maskarenjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *