• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit jehonë në mediat ndërkombëtare/ AP: Pati përleshje, Monika Kryemadhi u fut në furgon policie!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Associated Press shkruan për shembjen e Teatrit Kombëtar, protestën dhe arrestimet e dhunshme dhe shoqërimin në komisariat të Monika Kryemadhit.

Associated Press shkruan se: “Policia shqiptare është përleshur me mbështetës të opozitës, të cilët po protestonin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar të vendit në kryeqytetin e Tiranës”. 

Në shkrim theksohet se: “Policia largoi me forcë një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës nga ndërtesa e Teatrit mëngjesin e kësaj të diele para se makineritë e rënda të fillonin ta rrëzonin atë. 

Vendimi i qeverisë për të shkatërruar Teatrin e vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që e donin atë të rinovuar.

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk e kanë komentuar raportimin.

Pamjet televizive treguan Monika Kryemadhin, drejtuese e një partie të vogël opozitare dhe bashkëshorte e Presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është kryesisht një post ceremonial.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, u kërkoi banorëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit”,- sqarohet ne shkrimin e AP.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *