• |
ide | kryesore

Solidaritet me Tiranën/ Të gjitha teatrot e Kosovës anulojnë shfaqjet

-Instant, Lajme, Të fundit



Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar përmes Facebook se do të anulohen të gjitha shfaqjet e planifikuara në shenjë solidariteti me artistët shqiptarë, të cilët u përballën në orët e para të kësaj të diele me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht” – thuhet ne njoftim.

 



9 Comments

  1. Teatret ne kosov kan 2 muaj qe ja solidarzuar, me shembjen e teaterit ton kombetar. Ata e dinin qe do shembej prandaj I mbyllen qe ne mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *