• |
ide | kryesore

Sot u kristalizua shteti i dhunës në sherbim të zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Blog



Prej disa orësh është shembur nga Edi Rama Teatri Kombëtar çatia e të cilit zuri nën vete iluzionin tonë të 30 viteve për demokraci dhe institucione që e interpretojnë dhe mbrojnë atë ! Nuk priti Gjykatën Kushtetuese, nuk priti më sepse nuk i duhej normaliteti i druhej atij, nuk i duhet reforma zgjedhore sepse ka nevoje për tensionin që askush të mos ketë kohe nder të tjera që të merret me tragjedinë ekonomike ku po zhytemi !

Detyrimet ndaj sekteve mafioze po ashtu ! Hipokrizia  më e madhe është shenja e barazisë që po vendoset ndërmjet Edi Rames që e shembi dhunshëm dhe Lulzim Bashes që nuk është përgjakur për ta mbrojtur ! Po e bëjnë me stil zërat që i shërbejnë qeverise po edhe intelektuale të njohur ! Në këtë histori ka një dhunues që është Kryeministri dhe një të dhunuar që është shoqëria mbarë !

Opozita nuk është repart paramilitar dhe shefi i saj nuk është skuadrist ! E vërtete që ai ka folur për një vije të kuqe dhe është sfiduar në paralajmërimin e tij po aq sa te gjithë në të cilët brenda vetes nuk e besonim që do arrihej deri këtu ! Pas kësaj Opozita e ka jetike ti përgjigjet sfidës dhe jo ti ike asaj sepse bashke me teatrin u shemb edhe siguria e saj fizike e institucionale! Të barazosh sot Ramën me Bashën kur i pari është kapur në skenën e krimit i bie ta rehabilitosh ketë akt katastrofik !

Ti kujtosh sot opozitës çfarë ka bërë keq për ti thëne mire të bëhet përsëri e përsëri është ta zhvendosesh diskursin aty ku e do Edi Rama ! Ti thuash sot Opozitës dhe Bashës meqenëse nuk u përleshet, meqenëse nuk e mundet Ramën me proteste ne sheshin e Teatrit është thjeshte frike e maskuar përballe dhunuesit në revansh! Sot ka vetëm një uzurpator  ai është Edi Rama, sot ka vetëm një sfidues ai është Kryeministri, sot ka vetëm një qellim frikësimin e shoqërisë në emër të pushtetit dhe përfitues i pangopur i tij është vetëm ai ! Këto janë karakteristika diktature! Rama duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme, pandeminë e Covid-19 veproi neper nate si vrasës me pagese! Këndej tremb e andej rrënon ! Këndej rreh njerëzit e andej thotë nuk jam djall ! Sot nuk ka kuptim te drejtojmë gishtin nga Lulzim Basha e ti themi pse e lejove ti Edi Rimën ta prishe?? Kjo është poshtërsi dhe frike!

Secili te pyesë veten çfarë po bën për ta mbrojtur demokracinë dhe institucionet e këtij vendi, trashëgiminë historike po kaq?! Sigurisht Basha është lehtësisht më i shënjestruar si Lider Opozite i cili duhet te kujtojë qe ngjarja e sotshme për fat të keq e detyron të përballet duke e pranuar  sfidën , po kaq ja ndryshon planet dhe projektet e imazhit! Dita e sotme ka shkërmoqur shumëçka por na ka qartesuar në një gjë në atë se Edi Rama po ndërton shtetin e dhunës ne shërbim te zgjedhjeve ! Basha duhet ta dije që ky mozaik nuk lejon kurrë zgjedhje të lira e te ndershme! Ato kanë shans vetëm pa Edi Ramen!

Ata qe nuk kanë ndërmend ta pranojnë sfiden per friken e tyre mos te akuzojnë Bashen por as ai nuk duhet te sugjestionohet as nga te huajt as nga te njohurit per te rivendosur lirinë e nëpërkëmbur siç e tha edhe Fatos Lubonja! Fati ndihmon guximtaret pat thënë Virgjili ! Dy rruge ka ose ti rrime perballe regjimit ose ti nënshtrohemi atij! Basha duhet ti prije kësaj qëndrese ! Ata që po fajësojnë Lulzim Bashen ne ketë moment thjeshtë po ulin shpinën drejt nënshtrimit !



5 Comments

  1. KOMPLET KOT . UNE RAMES DHE VELIAJT JA KAM QI ROPT E SHTEPISE POR KJO NUK DO TE THOTE QE BASHA ESHTE BURRE ME I MIRE . DHE NESE UNE SHAJ ME TE DREJT BASHEN NUK DO TE THOTE SE JAM ME KURVAT E RIDHJERJES . BASHA DERI TANI VETEM I KA TRADHETUAR KAUZAT E OPOZITAREVE , PSE MOS TA SHAJE ? PO TI PSE NUK E KRITIKON ? APO ME SERVILIZEM EDHE TI KERKON NJE VEND TE SIGURT PER DEPUTET?

  2. O zoteri, Basha i ka dal per zot kesaj pune te jete kreu i opozites e duhet ti jape dum muhabetit. Ketu nuk eshte ceshtja se po e fajeson njeri per tetarin vetem, ketu ka 7 vjet qe eshte bere muti mullar dhe me vjedhjet sheshit dhe skandalet e perditshme te kesaj qeverie, e Rames personalisht, ajo duhej te ishte rrezuar me kohe e me vakt.

    Basha kur artikulon nje kauze, njerezit mobilizohen dhe duhet ta coje deri ne fund nese beson tek ajo. Nese deshton, hap rrugen zotri te vij nje lider tjeter qe ngjall entuziazem e shprese ne popull.

    Dhe e fundit, sduhet te kompleksohet nga te huajt. Fare e thjeshte, po te ndodhnin keto padrejtesi ne vendet nga vijne keto ambasadore, do i kishe ata ne rrejsht te pare me gure, molotove apo duke u perleshur me police.
    Fuck them.

    Shqiprine duhet ta bejme vete dreqi e mori, por duhet ta duam kete vend e njeri tjetrin fillimisht.

  3. ME VJEN KEQ QE NJE FIGURE SI E JOTJA BIE KAQ POSHTE . TI DUHET TE JESH NE ROLIN E DIRIGJENTIT NE KETE RAST DHE JO TE MBASH XHAKETEN E BASHES . BASHA DUHET TE BJERE DAKORT ME TY E JO ANASJELLTAS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *