• |
ide | kryesore

Tensionohet sërish situata tek Teatri, tentohet të thyhet kordoni policor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tensionohet sërish situata para ministrisë së Shëndetesisë, ku protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Protestuesit, qytetarë, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë tentuar të thyejnë sërish kordonin policor, ndërsa brohorasin “ Poshtë diktatura”, “liri demokraci” etj.

Wshtw shoqwruar sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi. Ndërkohë protestuesit kanë hequr barrierat dhe e vetmja mbetet kordoni policor që mbahet nga Policët për mos lejuar afrimin tek Teatri.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi si dhe nënkryetari Petrit Vasili kanë shkuar sërish tek Teatri pas shoqërimeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve dhe kolegëve të partisë së tyre apo dhe përplasjeve me unifromat blu.



4 Comments

  1. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje qope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralzuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge perfitim ka vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze .Vetem per te bere show jane te paret Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ka mbetur ne kete vend .Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec satrap i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!
    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi .Ky bandit ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !
    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!
    Po me plas shpirti!
    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

  2. Nuk ka gje per tu shqetesuar. Eshte nje zone kryesore e Tiranes per te cilen ka nje plan te ri urbanistik. Prishja e nje godine, qofte dhe ish teatri kombetar, per tu bere nje e re si pjese e ketij plani eshte dicka normale dhe e zakonshme.
    E gjithe Tirana po mbillet me kulla. Reagimi eshte 0. Pse ne kete rast eshte ndryshe?!
    Mushkerite tona po betonizohen. Pse nuk i ngriti opozita njerezit te 7 xhuxhat lodrat, ndertesa 50 kate Cet Kastrati.?! Pse nuk i ngriti tek shumekatshet te liqeni tek Bashkim Ulaj?!
    Pse eshte ndryshe teatri?!
    Te gjithe jane te blere, ndaj nuk ka as shprese as progres.

  3. O populli ku je ngrihu dhe mer ne Dore fatet e Tua dhe nuk shiko I se dhe lulzin bashke nuk po shihet se dhe ai ka rene dakort me edim per llikem te madhe. Kauza e populli duhet te fitoje poshte diktatuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *