• |
ide | kryesore

Tragjedi për ish-lojtarin e Fiorentina: i biri 8 vjeçar bie nga kati i tretë e humb jetën

-Instant, Sport



Tragjedi për ish-futbollistin e Fiorentina e Arezzo, Michele Bacis: djali i tij i vogël, 8 vjeçar, është rrëzuar nga kati i tretë dhe ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në qendër të Arezzo e dinamika është e gjitha për tu sqaruar.

Në vendngjarje erdhi me shpejtësi ndihma e shpejtë, por për të voglin ishin të kota tentativat për ta rikthyer në jetë. Policia ka nisur menjëherë hetimin mbi rrethanat që cuan 8 vjecarin të binte nga lartësia. Një periudhë e zezë për Bacis, që javët e kaluara humbi edhe xhaxhain për shkak të koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *