• |
ide | kryesore

Vetëvendosja e Tiranës: Me urdhër nga lart drejtuesit do mbahen 72 orë në komisariat

-Instant, Lajme, Të fundit



Qendra Vetëvendosje në Shqipëri ka bërë një tjetër reagim kundër aktit të qeverisë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Gjatë gjithë ditës së diel, e cila filloi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar para se të agonte, ka patur shprehje të indinjatës e protestës qytetare. Anëtarë të kolektivëve e organizatave të ndryshme, qytetarë, njerëz të kulturës, të medias e të politikës kanë protestuar kundër aktit tinzar e barbar nga pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që natën e në mes të pandemisë vepruan me arbitraritet duke rrënuar një monument kulture, pjesë të trashëgimisë së Shqipërisë e të Evropës, pjesë të pashlyeshme të kujtesës së banorëve të Tiranës e cila po shpërfytyrohet nga pangopshmëria e pushtetit dhe e oligarkëve të ndërtimit” – thuhet në reagim.

Më pas vihet theksi të ndalimet dhe arrestimet nga policia.

“Dhjetëra protestues janë arrestuar, një pjesë e tyre janë liruar më vonë, por disa ende po mbahen. Një pjesë e policëve të nxjerrë kundër protestuesve, nuk kanë pasur numër të dukshëm identifikimi apo emër. Ende policia nuk po e njofton publikun për emrat e të ndaluarve dhe vendet ku ata po mbahen.

Sipas informacionit që kemi, po mbahet ende në ndalim edhe drejtori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi. Aktivisti Boiken Abazi, na treguan se do të mbahet 72 orë, pra në afatin maksimal të ndalimit, me urdhër nga strukturat e larta drejtuese të policisë. Ne besojmë se origjina e urdhrit është edhe më lart, në strukturat e pushtetit politik që drejton qeverinë” – thuhet në deklaratë.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin sa më shpejt të protestuesve të ndaluar dhe do të vazhdojmë ta dënojmë formën e fortë autoritare që ka marrë pushteti në Shqipëri, i cili sot e trajtoi demokracinë me shkelmat e policisë ndaj qytetarëve dhe me ndalimet e mbajtjet e porositura të aktivistëve të caktuar në ambientet e paraburgimit.

Bashkimi i shumë organizatave e qytetarëve në protestat e sotme e në muajt e vitet e shkuar në mbrojtje të Teatrit, flet për një kulturë të re politike, të cilës i trembet politika shterpë e regjimit të Ramës. Ata mendojnë se sot prishën teatrin e kombit. Por në fakt veç kanë sharruar përfundimisht skenën e teatrit të marionetave, që është e gjithë politika e tyre” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. TA LIROJNE E T’I KERKOJNE FALJE SE NUK JU KA BERE GJE !

    KETO JANE INATET E EDIT DHE ERIONIT QE E TREGUAN VETEN QE JANE DY NDYRESIRAT ME TE MEDHA TE KETIJ KOMBI !

    MOS PRISNIN GJE T’I DUARTROKISNIN PER KE TE KRIM ?

  2. LIROJINI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    LIROJINI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    LIROJINI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.

  4. Sorosja et i kane gati gjithmon shoqerite civile. ushtaret e ambasadave dhe pushteteve. hahahaaa o cna bete te qeshim o vv e persheshit kriminal. Ne nje proteste ne berlin qe e kam ndjekur live nje protestues qe fliste me megafon i renditi mire bemat e soros dhe gjermani pale cmund te mendohet gjetke se cfar kane bere. e kuptoni nga duhet te filloje?! nga sigurimi edhe sot e gjithe diten fuqiplote ne shqiperi dhe jashte sorosi dhe gjithe organizatat qe financohen prej tij. qofshin edhe brenda ambasadave pa perjashtuar asnje. dhe shqipria ti kthehet shqiptareve. Zoti ja ka caktu kete toke shqiptareve jo amerikes as be as sorosit as sherbimeve as leshit e as preshit por shqiptareve. shqipot duhet te mesohen te mbajne gjerat e tyre duke filluar nga familjet e tyre femijet e tyre e te gjitha me radhe. ju kan hequr femijeve te drejtat e shkollimit duke ja bere shkollen internet e kuptoni ju kete apo jo?! pallavra koronash me propagande mediash kriminale te ngritura dhe mbajtura me krim e me pastrim parash…… lista eshte shum e gjate..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *