• |
ide | kryesore

Video/ Bayern rinis Bundesligën duke ruajtur distancat… me Dortmund

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern Mynih rikthehet të marrë rrugën triumfale, me fitoren 2-0 në fushën e Union Berlin në javën e 26 të Bundesligës, e para pas ndalesës për shkak të koronavirus. Vendosën penalltia e shndërruar në gol nga Lewandowski dhe goditja me kokë e Pavard 10 minuta nga fundi, që mjaftojnë për të mbajtur 4 pikë larg Dortmund.

U duk një ndeshje delikate, sidomos pas golit të anulluar në minutan e 18 nga VAR. Muller nuk iu gëzua sic duhet golit, sepse teknologjia thërriti një pozicion jashtë loje. Kështu, bavarezët qendruan në ekuilibër deri në minutën e 40 kur qendërsulmuesi polak zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë. 26 gola në 24 ndeshje për Lewndowski, që vazhdon të tëheqë Bayern drejt triumfit në kampionat.

E megjithtë Union mbeti në lojë, duke shpresuar në një goditje të befasishme që në fakt nuk erdhi. Llogaritë i mbylli Pavard në minutën e 80, me një goditje me kokë që nuk i la asnjë shans portierit Gikiewicz. Bavarezët kanë marrë kështu suksesin e 11 në 12 ndeshjet e fundit në Bundesliga, ndërsa në klasifikim Dortmund është kthyer të jetë -4 nga kreu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *