• |
ide | kryesore

(VIDEO) Momenti kur shoqërohet Fred Lela, shkoi të mbronte ish-deputeten e LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet më poshtë tregojnë arrestimin e dhunshëm të gazetarit dhe analistit Alfred Lela. Siç mund ta shihni në video, Alfred Lela shkon të ndihmojë ish-deputeten e LSI, Silva Caka, e cila po arrestohej nga disa police femra.

Në këto momente dy civilë dhe një polic me unifromë e kapin dhunshëm Lelën, e tërheqin dhe e hedhin pas gardhit, aty ku disa forca policie i vune prangat shtrirë në tokë.

Më vonë Alfred Lela u shpreh për Tv Syri se nuk e kishte njohur Silva Cakën, por i kishte bërë përshtypje ai arrestim i egër i një gruaje. Ai tregoi se ishte dhunuar nga policia. ©Lapsi.al 



13 Comments

  1. ALFRED LELA ESHTE TREGUAR NJE QYTETAR I VERTETE PERBALLE ÇAFKAVE TE ERIONIT DHE EDIT !

    KE TE DREJTE T’I PERÇMOSH ! I PERÇMOJME TE GJITHE HALET QE MBAJNE GJALLE RREGJIMIN E MAFIES NE PUSHTET !

    1. O njeri nuk ka lidhje me Ramen me Bashen apo me Salen, Qytetaret duhet te reagojne kunder dhunimit qe po i ben pushteti, i cilitdo krau qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *