• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Tensionet vijojnë të jenë të larta, numri i njerëzve rreth Teatrit po shtohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa e gjithë zona u rrethua me forca të shumta policie, të cilat ndërhynë më parë forcërisht duke shpërndarë grupet e artistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që ndodheshin me ta. Tensionet kanë vijuar për orë të tëra ndërsa mësohet se disa dhjetra persona, mes tyre artistë të ndryshëm që kundërshtojnë prej gati dy vitesh projektin për prishjen e Teatrit, si dhe drejtuesja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë shoqëruar në polici. Mes të shoqëruarve dhe gazetari dhe analisti Alfred Lela.

Ndërsa e gjithë zona vijon të mbetet e rrethuar dhe mjetet e rënda avancojnë me prishjen e godinës, tensionet mbeten të larta, me qindra persona po protestojnë ndaj veprimeve të autoriteteve.


Kryetari demokrat Lulzim Basha foli per dhunë barbare dhe paligjshmëri dhe njoftoi një mbledhje të opozitës për të vendosur qëndrimin që do të mbahet pas këtyre zhvillimeve: “Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi zoti Basha.

Pasi u lirua nga policia ku u mbajt disa orë, zonja Kryemadhi foli me tone të ashpra. “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”. 

Presidenti Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar publikisht projektin për shembjen e Teatrt Kombëtar reagoi sot me tone të ashpra. “Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për Mafien në pushtet. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”, shkroi zoti Meta në një postim në Facebook.

Ndërsa numri i qytetarëve që kanë sfiduar rregullat e ndalimit të lëvizjes për shkak të pandemisë COVID 19, e që po grumbullohen në zonën rreth Teatrit po shtohet, tensionet vijojnë të mbeten të larta. Herë pas here ka përpjekje për të çarë kordonin e policisë, të cilat sprapsen me forcë nga policia. Në zonë janë shfaqur dhe njësitë e trupave speciale. /Zëri i Amerikës 

5 Comments

  1. Ja e prishen, ca do beni tani? Asgje. Kaq. Cudia me e madhe tre dite zgjat. Shanit Saliun, hani mut nashti me Rilindjen 1000 here me keq.

  2. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.

    1. Edhe Hitleri erdhi ne pushtet dhe mori mandatin ne menyre “demokratike”. Sipas logjikes tende askush nuk duhet t’i dale kundra ushtrimit pervers te pushtetit sepse regjimi ne fuqi ka mandat per te bere cdo gje. Sidomos ne kishtet tona kur drejtesia eshte totalisht e kapur. hapsirat demokratike jane tejet te kufizuara. Nuk e di pse kam pershtypjen se po te ishte dikush tjeter ne pushtet, ju do flisnit per parime, demokraci pjesemarrese, kohezion social, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu