• |
ide | kryesore

560 mijë dollar për një palë atlete: Michael Jordan vendos një tjetër rekord

-Instant, Sport



Një palë atlete Air Jordan 1, të autografuara e të përdorura nga Michael Jordan në ndeshje, në kohët kur ylli i NBA luante për Chicago Bulls, është shitur në ankandin e Sotheby’s për shifrën e 560mijë dollarë, afërsisht 517mijë euro.

Jordan ka përmirësuar kështu rekordin që mbahej po prej tij, duke treguar se imazhi i tij vazhdon të ketë një impakt të jashtëzakonshëm marketing. Air Jordan 1 kanë kaluar kështu 437.500 dollarët e paguar në korrik të vitit të kaluar për një palë atlete, Moon Shoes, të përgatitura (por jot ë përdorura) gjithnjë për numrin 23 të Bulls.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *