• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgojnë letra Sorecës dhe Kim: Sillni monitorues në protestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar sot me një letë ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, dhe me një letër (lexo më poshtë) ambasadores Yuri Kim, ku e informojnë se sot në orën 16:00 do të zhvillojnë një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Dy përfaqësuesve i kërkojnë të dërgojnë përfaqësues të tyre të monitorojnë protestën e sotme e cila nis në orën 16:30.


Në letrën drejtuar ambmasadorit, Aleanca thekson se prishja e Teatrit ka filluar, ku brenda godinës ndodheshin ende shumë njerëz, duke kërkuar “hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore”.  ©LAPSI.AL 

Letra e plotë drejtuar Sorecës: 

Nisëm pak më herët këtë letër në adresën e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Zotit Lugi Soreca. Pasi parashtrojmë në të fokusin e protestës, kërkojmë monitorim të protestës nga përfaqësues të Delegacionit. 

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të Delegacionit të BE-së të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Letra e plotë drejtuar Kim: 

Nisëm pak më herët këtë letër në adresën e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Zonjës Yuri Kim. Pasi parashtrojmë në të fokusin e protestës, kërkojmë monitorim të protestës nga përfaqësues të Ambasadës. 

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

13 Comments

  1. KIMI E KUPTOI SE RAMA KA MILIONA LEKE TE DROGES PRET SA LEKE DO I AFROI PASTAJ DO DALI NE KONFERENCE PER SHTYP PER TE DHENE SE AI ESHTE UDHEHEQES GLOBAL SI HITLERI : O SHQIPTARE AKOMA ME KETO PALACO AMBASADOR JENI JU DILNI VETE PER ZOT VENDIT SEPSE NE GJERMANI NJE PISHINE NUK MBYLLET NGA BASHKIA EDHE ME HUBJE KOSTO NGA UJI BEHET REFERENDUM NGA QYTETARET DHE BASHKIA NUK MUNDI TA MBYLLE DHE JO ME TE SHEMBET NJE OBJEKT KOMBETAR SI TEATRI TRASHEGIMI KULTURE TURP PER QYTETARET E TIRANE NE NE RRETHE KEMI QARE KUR PO E SHIKONIM SHEMBJEN

  2. KIMI E KUPTOI SE RAMA KA MILIONA LEKE TE DROGES PRET SA LEKE DO I AFROI PASTAJ DO DALI NE KONFERENCE PER SHTYP PER TE DHENE SE AI ESHTE UDHEHEQES GLOBAL SI HITLERI : O SHQIPTARE AKOMA ME KETO PALACO AMBASADOR JENI JU DILNI VETE PER ZOT VENDIT SEPSE NE GJERMANI NJE PISHINE NUK MBYLLET NGA BASHKIA EDHE ME HUBJE KOSTO NGA UJI BEHET REFERENDUM NGA QYTETARET DHE BASHKIA NUK MUNDI TA MBYLLE DHE JO ME TE SHEMBET NJE OBJEKT KOMBETAR SI TEATRI TRASHEGIMI KULTURE TURP PER QYTETARET E TIRANE NE NE RRETHE KEMI QARE KUR PO E SHIKONIM SHEMBJEN

  3. Soreca do ta monitoroje protesten me ate bucen e ministrise qe i mbyll gojen, ndersa kjo teta do njoftoje djalin e zorres (soros) qe te vije te jete prezent ne monitorim. Kam pershtypjen qe kerkesa te tilla duhet tu dergohen edhe Institucioneve qe ata ç’perfaqesojne sepse keta qe jane ketu e kane treguar fytyren e veretete, individualisht.

  4. Keta jane bashkefajtor, ju i dergoni letra? Ti varesh ukut melçit ne qafe . Injoroini qe ta ndjejne fajin se ndryshe do jene gjithmone aty ku eshte pushteti ,aty ku eshte paraja.

  5. ju i kerkoni nje lavire koreane alias buce amerikane si banda of usa ,nqs de behet kjo marreveshje me mire te vije ne pushtet banda rama usa qe ta coje deri ne fund rrenimini e demokracise

  6. Levizja eshte e zgjuar. Ftohet Kim meqe US Embassy dje postoi nje tufe me lule ndersa Soreca ftohet per ta kuptuar nese do jete me PP apo me PPP. Nuk eshte aq e thjeshte sa duket. Ftesa e ka kunjin brenda.

  7. SORRRRREKA DUHET ME PERZENE NGA SHQIPERIA QE TA MARRE VESHTE EUROPA SE SHQIPERIA ESHTE KANABIZUAR 100% SHQIPERIA KA RRESHQITUR NE DIKTATUR,QE SHQIPERIA PO BOSHATISET NGA POPULLI I VETE APO KJO ESHTE LOJA E TIJ.

  8. Ore Copa e GOMEREVE

    Perse NUKKKKKKK Kerkuat REFERENDUM me Shkrim??

    Rrini si Mut.

    Luli eshte i shitur.

    As procedura ankimi Ligjor NUk dini te beni?

    Qelbesira ne Pushtet sot ka thene:

    Askush NUK kerkoi Referendum per Teatrin!

  9. Prandaj nuk ka per tu bo ndonjeher ky vend, ne jemi popull loqe, presim gjithmone qe shpine tone te na e rregullojne te tjeret. Po pse mo idiota vertete kujtoni se i plasi trapi BE apo SHBA-s per Shqiperine, ato kan interesat e tyre… Njerez medioker, e meritoni trajtimin qe ju beri Rama.

  10. hahaha duan te perfshijn popullin?! ne lufte civile si 97??!!!! kush perfitoi ne ate kohe??!!! kush i ndez luftrat???!!! mendoni se njerzit ju besojne me?! meruni me njeri tjetrin e kenaquni….shijojeni deri ne fund….

  11. Per procedime, e padi ky pushtet i ka te tera ne prokurori, apo SPAK, beni kerkese e shihni sa denoncime, ankesa, e padi jane ne organet e drejtesise per keta pushtetare e per kete rregjim, por te dini me mire, e duhet ta dini, se i plotfuqishmi, zotruesi i vendimeve eshte kapo diktatori qe nuk lejon ndjekjen e hetimeve me sherbetoret qe zgjodhi gjoja me vetingun. Kaqe gje e kuptojne komentuesit qe na kerkojne drejtesi, me pa drejtesine qe zotron.Kritike duhet ti behet ghjumasheve, e flegmatikeve qe nuk vihen ne pararoje te demostratave, per kerkesat qe kane por presinnga ata opozitare qe s;kane gje ne dore pervec se fjales e llogjikes per demaskimin e ketij rregjimi bandit. Fajin shiheni qe nga vetja, e aktiviteti per levizje anti rilindje, se vetem keshtu do permbyset ky rregjim hajdutesh. pa menduar se po na ndihmojne europianet, apo amerikanet, jo, j sejcili sheh interesat e tije ndaj pushteteve, ndersa popujt vuajne e rropaten nga sisteme mashtruesish qe vetem kete kane per zanat dhe hajnine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu