• |
ide | kryesore

Datat / Kronika e paligjshmërive të një shkallmimi të paralajmëruar

-Instant, Kryesore, Lajme



Aksioni blitz 8 ditor i shkallmimit të Teatrit Kombëtar përbën një krim të disafishta dhe një zinxhir shkeljesh të ligjit që mund të shpjerë njëkohësisht në burg, edhe këshilltarët bashkiakë që e votuan me sy mbyllur edhe drejtuesit e Inspektoriatit për mbrojtjen e territorit edhe ata policë me uniforma me numra të shkulur të cilët ushtruan dhunë mbi protestuesit. Lapsi.al ka bërë edhe njëherë kronikën e këtij krimi mafioz, që në harkun e datave 8 deri në 16 maj nëpërkëmi edhe atë që kishte mbetuar nga fasada e shtetit ligjor në Shqipëri.

Natyrisht këtu është kronologjia e kësaj pak më shumë se një jave, kur Rama e ktheu sërish te Veliaj çështjen e shkatërrimit të teatrit. Mashtrimet dhe piruetat që kanë ndodhur përpara i kemi shtjelluar në shkrimin e mëposhtëm. Këtu gjenden vetëm krimet e ditëve të fundit…

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

8 maj/ Qeveria i kalon bashkisë pronën prej 5 522 metra katrorë të godinës së teatrit dhe të oborrit të tij që ishin deri tani në pronësi të Ministrisë së Kulturës. Ideja e shembjes së godinës të cilësuar si një nga shtatë pasuritë e rrezikuara në Europë, bëhet më e prekshme se kurrë. Por duket se Edi Rama do të ecë para me çdo çmim pavarësisht se gënjeshtrat i dalin njëra pas tjetrës. Kur donte ta ndërtonte me Fushën deklaronte se shteti ska para as sot as nerër që ta ngrejë një teatër modern. Sot thotë se ka mundësi të marrë kredi. Dje që nuk kishte shumicën në Këshill Bashkiak, ia kaloi parlamentit, sot truallin ia kthen sërish teatrit.

13 Maj/ Nuk kalojnë as 5 ditë dhe Instituti i ndërtimit përsërit se i qëndron vendimit të 2016-tës se godina duhet shembur. Mbi këtë dokument Këshilltarët Bashkiakë do të “bazohen” për të justifikuar shkallmimin. Atyre nuk i dridhet syri megjithëse instituti kishte vënë një nga faktorët rrezikun sizmik, dhe teatri nuk lëvizi nga vende megjithë dy tërmetet e forta.

13 maj/ Po në këtë datë antarët e Këshillit Bashkiak janë njoftuar për një mbledhje që do të zhvillohej online 2 ditë më pas, pra në 15 maj, por çështja e Teatrit nuk ishte fare në axhendën e punës. Njoftimi bie ndesh me rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Tiranë, që thotë: “Thirrja për mbledhjen e këshillit, bëhet nga Kryetari i Këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës”. Rendi i ditës miratohet nga këshilli. Asgjë nga këto nuk dihet por parodia nuk përfundon këtu.

Në 14 maj antarët e Këshillit Bashkiak u njoftuan se do të shtohej edhe pika e shembjes së Teatrit, pra as 24 orë para datës 15 majt të lajmëruar fillimisht.

14 maj/ Njoftimi bëhet se votimi u krye në ilegalitet, një ditë para njoftimit, me email dhe se 60 socialistë votuan PRO, pa diskutime dhe pa lajmëruar të vetmin anëtar të opozitës zyrtare që e denoncoi më pas këtë parodi.

Gjendja bëhet edhe më e rëndë nëse, sikurse dyshohet, vendimi nuk është marrë me votim gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe as me një procedurë të vendimit qarkullues—me këtë procedurë ju dërgohet për firmë miratuese secilit dhe të gjithë anëtareve, nëse ata nuk mund të të mblidhen fizikisht. Pra nuk ka pasur kohë as që këshilltarët të nhiheshin me atë çka duhej të votonin. Në këtë rast do të kishim të bënim me një tjetër vepër penale, fallsifikimin e dokumentave zyrtare nga ana e kryetarit të Këshillit Bashkiak që ka firmosur vendimin në emër të Këshillit.

Por kjo nuk është shkelja e vetme e këshilltarëve rilindas. Ata kanë votuar për një gjë që nuk e kanë kompetencë. Duke çuar email për një gjë që as kishin djeni ata kanë përvetësuar një të drejtë që i takon Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja.

Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit.

16 maj duke gdhirë 17/ Nis prishja nga Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit në mënyrë të kundër ligjshme. Ligji per vetqeverisjen vendore thotë troç se pas votimit nga këshilli bashkiak, “Aktet hyjne në fuqi 10 ditë pas shpalljes”. Pra edhe nëse duhet të kishte pasur prishje ajo nuk bëhej dot para datës 24 maj. Vetëm fakti se kanë “zbatuar” një ligj që nuk kishte hyrë në fuqi, mund ti çojë pas hekurave drejtuesit e këtij institucioni. Përgjegjësia penale ashtu siç tregojnë edhe pamjet bëhet më e madhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ku ata kanë ndejtur tufa- tufa dhe jo siç parashikojnë masat e ruajtjes nga pandemia.

17 maj/ Dhuna e shpërpjestuar e policëve, disa civilë e disa me numra identifikimi të shkulur nga uniforma sikur ishin vetëpërgatitur për masakër është gjithashtu një subjekt tjetër i ndjekjes penale. Ajo plotëson ciklin e disa fishtë të një afere kriminale.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. A ka lrim me te madh se ne kete kohe krize, kur ekonomia eshte ne renje te lire ne te gjithe boten, te marresh kredi per te shembur dhe rindertuar teatrin? Kush do e paguaje kredine? Vetem per kete meritojne burgun e perjetshem dhe konfiskimin e te gjitha pasurive te tyre.

  2. Nuk eshte e nevojshme nje rezyme e tille . Qe nga fillim e deri ne fund kjo ishte nje afere kryekeput korruptive. Teatri ishte vendi i krimit per te gjatin tone dhe tani eshte veni i korrupsionit te shfrenuar qe ka kapluar kete bande prej dhjetra njerezish me emrin rilindje .
    Z.Basha dhe zj.Kryenadhi , ju duhet te dilni menjehere me nje komunikate para popullit ku te premtoni solemnisht :
    1- Shkaktaret e kesj masakre , z.Rama dhe z.Veliaj , do te denohen me burg per deme morale dhe financiare .
    2-Policet te cilet abuzuan me protestuesit por ne veçanti me artistet dhe gazetaret do te denohen penalisht .
    3-Çdo objekt tjeter qe do te filloj te ndertohet do te shembet dhe subjekti ndertues ti hiqet perjete liçensa dhe
    te “masakrohet” financiarisht dhe penalisht .
    4-Objekti i prishur do te rinderohet aty ku ishte me beton arme me po te njejten arkiterktur siç ishte . (Une nuk
    jam arkitekt por varianti i z.Bujar Kapexhiu per mua ishte i perkryer dhe duhet marre ne konsiderate) dhe
    5-Ne menyre qe ne te ardhmen ti hiqet shanci kujtedoje qe ka synime grabitqare per ate territor , ne pjesen e
    pasme te ndertohet nje godine jo me e larte se tre kate( te mos kaloje lartesine e ministrise) e cila te perdoret
    si qender kulturore dhe te perbehet nga , salla kinemash , salla teati ,salla konferencash , ndersa kati i pare te
    jete i gjithi vetem per femijet . (per me shume te merren parasysh idet e specialisteve dmth urbanist dhe
    arkitekt te zote)

    P.S Te gjitha keto kushte apo premtime solemene nuk kane vlere nese me pare nuk keni bere ndryshimet ne
    sistemin zgjedhor dhe ate kushtetues . Per te vetmen arsye se pa ndryshimet e domosdoshme , pushteti
    per ju edhe me dylbi eshte larg . Po nuk leshuat pushtet nuk fitoni pushtet . Ndryshimet jane e ardhmja
    jone dhe e femijeve tane . Ndryshim do te thote prosperitet per Shqiperine dhe shqiptaret .

    I uroj gjithe te mirat e kesaj bote ne veçanti artisteve dhe ne pergjithesi te gjithe Shqiptareve kudoqofshin . TUNG

    1. Mendime të sakta dhe ndërtesa e teatrit ose të restaurohej ose te behej nje godinë klasike ne përputhje me arkitekturën përreth.

  3. Ne kohe Pandemie, kur del Rama prej mbi dy muajsh me fytyren e vrerosur “nga halli i shendetit popullit” dhe trego si e sa here lahen duart, si e sa here duhet dale nga shtepia, oraret e liridaljeve, si ecet neper orare liridalje thua se eshte super-ekspert epidemiolog.
    I vetmi ne bote kryetar qeverie ne kete Pandemi qe del e trego keto qe kudo i tregojne specialistet.
    Dhe nderkohe ngre si lugati ne ora 04.30 policine e prish ate godine Teatri qe eshte percaktu si objekt i trashegimise kulturore nga Europa Nostra.
    Kemisha e Forces i vishet te cmendurve agresive. Ate e meriton sot Edi Rama.

  4. TEK FYTYRA E KETIJ LEJFENI EDHE QURRAVE U VJEN PER TE VJELL .
    BURGU ESHTE PAK , SYRGJYNOSJA ASNJEGJE , VDEKJA E SHPETON .
    VUAJTJA PA FUND ESHTE DENIMI I MERITUAR .
    NDERSA PALLOSHIN E ANETES DUHET ME E BURGOS DHE ME I VESH MINIFUNDIN

  5. Gjatë dy viteve të fundit, e ardhmja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur shumë kundërshti dhe PD, për oportunizëm të qartë politik është bërë palë me atë pakicë artistësh që kanë ngulur këmbë në ruajtjen e godinës. Shumë deklarata publike, shumë kërcënime dhe akuza, por në çdo moment, Lulzim Basha mund të kishte ngritur një padi në gjykatë për të pezulluar planin dhe për ta shfuqizuar plotësisht atë. Kjo do të ishte shumë më e efektshme se kërcënimet për luftë, nëse vërtet qëllimi kryesor i PD do të ishte ruajtja e objektit.

    Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: Teatri Kombëtar, në fillim të viteve 1990 u shndërrua në bingo. E gjithë salla e Teatrit Eksperimental u vendos në funksion të lojravë të fatit me vendim të qeverisë së Berishës. E njëjta qeveri, ideoi në mesin e viteve 1990 prishjen e Teatrit dhe ngritjen në vend të tij të një kulle, ku dy katet e para do të ishin teatër dhe pjesa tjetër apartamente dhe hapësira biznesi. E gjithë historia e Teatrit Kombëtar provon vetëm një gjë. PD kurrë nuk ka pasur ndonjë interes që ta ruajë këtë godinë, madje qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin Teatrin me godina biznesi dhe jo me një Teatër të ri modern. Por, duke nuhatur mundësinë që kjo çështje e ndjeshme mund t’a shpërblejë me kapital politik, vendos të ngjitet në bord. E fundit, a mos vallë ishte Basha dhe Kryemadhi ata që deklaronin se Teatri do të prishej mbi trupat e tyre dhe se do të flinin në godinë derisa qeveria të tërhiqej? Ku ishin ata mbrëmjen që u vendos të prishej godina?

    1. “PD nuk ka qenë kurrë e interesuar që të mos prishet Teatri”
      Po në cilat fakte bazohesh more trim që na del me këtë “kungullzion” idiot ?
      Jo vetëm PD por e gjithë opozita e ka kundërshtuar me forcë aferën korruptive të kësaj qeverie me pazaret e ndyra me Fushën.
      Në fillim lëvizja për mbrojtjen e teatrit ishte përqëndruar vetëm në këmbënguljen që ai të mos prishet.
      Aktorët e një pjesë e shoqërisë civile, as e vrisnin mëndjen për prapaskenat korruptive e kriminale të Ramës e vetëm kur opozita i demaskoi ato publikisht, qëndrimi i tyre filloi të forcohej edhe nga faktet që nxorri opozita.
      E dëgjova mbrëmë Fevziun që të bënte të paditurin për prapaskenën e abuzimeve duke deklaruar çuditërisht se nuk më intereson fare e as duaa ta dij se çfarë makinacionesh financiare të fëlliqura fshihen pas prishjes së Teatrit.
      Po kështu u shpreh ai se gjoja nuk kishte dijeni që IKSH kishte dalë me vendimin për ndërprerjen e valëve të televizionit ORA.
      Ishte shumë i zbehtë Fevziu në formulimin e pyetjeve për Veliajn duke i lënë hapsirë ati që të gënjente paturpësisht.
      Shumë më agresiv u tregua me ish deputeten e PD, znj. Vokshi, edhe ajo një nga viktimat e dhunës së policisë, duke i drejtuar pyetjen provokuese e aspak normale :
      “Ja u prish Teatri, çfarë do të bëjë tani opozita ? ”
      Nëse do të isha në vënd të znj.Vokshi, do ti përgjigjesha Fevziut me pyetjen:
      “Çfarë do të bëje ti z.Fevzi, nëse policia do të kishte vënë nën këmbë e do të shqelmonte, siç bëri me kolegun tënd Alfred Lela ? A mos do të bisedoje qetë me gënjeshtarin Erion Veliaj apo do të merje koburen e tja numëroje në ballë ?”

  6. Ti ceceni me shume xxxxxxx je tamam nje lider ti duhet ta zevendesosh lulushin dhe ti besh keto qe ti thua,duket je i vendosur,por duhet te flasesh dhe per 2007 kur treshja salih-meta-basha vodhi pronen e kinostudios dhe klubit partizani qe u shkatarrua per pallatet e familjes berisha me vlere mbi 20milion euro,kur ti denosh keto afera do behesh hero

    1. Ne radhe te pare merr guximin dhe shkruaj me nje emer , te shkruash ne anonimitet te bene inferior ndaj meje .
      Ne radhe te dyte ne kundershtim nga ty une edhe atehere kam qene kundershtar me Berishen siç jam sot me Ramaen dhe Veliajn sepse une nuk jam militant nuk jam miop dhe e dua kete vend . Shyqyr Zotit , Ai me ka dhene vesh te degjoj , sy te shikoj dhe mendjen te llogjikoj .
      Ne radhe te trete me vjen shume keq per ty qe me vetedije lejon te perdoresh nga politika . Tipa si puna jote quhen “perdor dhe hidh” (usa e getta).
      Ne radhe te katert dhe me kryesorja , te kesh turp qe ben diversion midis Shqiptaresh . Ti me quan “çeçen” (dhe kjo fjale eshte e huazuar nga lideri juaj Veliaj ose me sakt lalfiku) . Nuk e di se ç’simbolizon kjo fjale per mendjen tende te ngushte , por nese simbolizon pjesen veriore , pra malesoret , apo me keq akoma ajken e ketij kombi , Kosovaret , atehere une edhe pse lindur e rritur ne shqiperine e mesme por me gjak tosk 24 karatesh te paster po te them se do ta kisha per nder dhe kenaqesine me te madhe te isha “çeçen” .
      Duke te uruar gjithe te mirat ty dhe familjes tende , te keshilloj qe ne radhe te pare te jesh Shqiptar i mire , ta duash kete vend , ti duash Shqiptaret dhe pastaj nese e ke te nevojshme te jesh edhe nje militant i ndershem . Hajt TUNG .

  7. Ne fakt teatrin e shembi Sali Berisha se ai pregatiti situaten kur ishte kryeminister e hoqi nga lista si monument kulture.

    1. Hej Myzeqari demokrat! Meqe Rama e paska prish Teatrin se e paska “heq” Saliu nga monument kulture, pse nuk ben si Saliu dhe ato rritjet e vogla te pagave e pensioneve po ka 7 vjet qe ka rrudhur bythen? Cap e pyete ca andej nga Surreli…

  8. Ka degjeneruar në dhunë protesta e Aleancës për Teatrin.

    Disa qytetarë i kanë kërkuar në kor kryedemokratit Lulzim Basha që të largohet, duke e konsideruar si tradhëtar të kauzës.

    Fill pas këtyre thirrjeve, drejt qytetarëve janë vërsulur një sërë simpatizantësh të Partisë Demokratike, duke i dhunuar.

    Ishte ndërhyrja e regjisorit Robert Budina ajo që qetësoi situatën.

    “Të gjitha palët politike kanë të drejtën të gjejnë mënyrat se si mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Nuk ia kemi mbyllur asnjeriu derën e Teatrit dhe nuk ia kemi refuzuar të drejtën për të shprehur mendimet e veta.

    Këtu do të flasin mbrojtësit e teatrit, ndaj kemi bërë listën vetë se kush do të flasë, për të eleminuar keqkuptimet”, tha Budina.

  9. Te shikosh lajmet e fabrikuara, Lali Eri thote do ndertohet me leke nga bankat e huaja…Po kush i ha keto me mo! sikane fytyre gazetaret japin kto lajme! Pse me parate e droges do ndertonte teater ai! Asnjeher…

  10. E prishen -Teatrin-o njerez batakcinjte
    e prishen ata qe deri dje fshiheshin si -Minjte-
    e prishen keta te poshter -te keqijte-
    e prishen -pjella-e atyre qe prishen -Kishat dhe Xhamite-

    Eprishen -Teatrin o njerez-kriminelet ,hajdutet
    ate qe nuk prishen dot Gjermanet dhe Cifutet
    e prishen Teatrin o njerez kete radhe po u drejtohem-miqve-
    qe kur ra ne dore te krye hajdutit -Shitsit te Fiqeve-.

    Eprishen Teatrin o njerez ku dore kane disa -pseudo artista-
    disa -bythe lepires-,alabake ,kerrma dhe enverista.
    e prishi Teatrin njeriu me te meta mendore,nje i -shuar-
    e prishi Teatrin nje psiko skizofren ,nje i -Droguar.

  11. Keta qe hane vetem sufllaqe te pregatitura me krimbat e bythes se Ed droges jane kthyer edhe vete ne krimba prandaj nuk do merzitur me keta kerma se per ate I paguan Endri Fuga qe ngelen ne mediat sociale vetem duke ofenduar kundershtaret a e dini kush shan I shari i shkerdhyeri ai qe e ka nivelin zero se po ti kesh perball keta vemje keta te hane ka…..

  12. Ti me shume xxxxxxx qe pretendon se kete ke emer tregon inteligjence,cecen qe ta kuptosh jane te gjithe ata qe ne mendje nuk kane te bukuren por vetem se si ti bejne te gjithe ambjentet publike te shurrosura te dhjera ashtu si kane bere keto 25 vjet,ti me xxxxxxx kerkon ta kanalizosh ne varjantin salih veri jug qe ka po kaq vite qe e trumbeton kete,ky eshte kuptimi I vertet i fjales cecen

    1. O kar me zile, jo cdo gje e re qe ndertohet eshte domosdoshmerisht e bukur. Te ishte kshu, tja veme dinamitin gjithe ndertesave “fashiste” ne bulevard dhe ti bejme “te reja , te bukura” sipas shijes tende.

      Ca paskeni qene mor i qifsha robt, qe me shume doni Rilindjen se veten tuaj.

    2. Me ty ishte haxhim kohe por qe ja vlente ta debatoje edhe per faktin qe ta degjonin edhe disa te tjere te llojit tend . Duhet ta kuptosh se une nuk vij nga kina , une jam ne zemer te Shqiperise . Prandaj duhet ta kuptosh qe kur ti thua ujku une( gia’)e kam vrare . Une debatova me ty sepse doja qe ketij fenomeni “vllavrases” qe disa tipa si ty nga naiviteti (apo ligesia) e thone si pa te keq , ti jepet fund e ta kuptojne se eshte nje teori e futur nga antishqiptaret . Por mbi te gjitha debatova me ty sepse doja qe ti te kuptoje qe pavarsisht bindjeve politike , krahinave dhe feve , ti per mua je dhe ngelesh gjithmone vellai im dhe anasjelltas . Nese ti je antishqiptar atehere cazhdo dhe perserite ne pafundesi keto shprehej anti shqiptare , ne te kungdert ne zemerliq , je nje shpirlig .
      Zoti te meshirofte dhe te udhezofte ne rrugen e tij te ndritur dhe te pagabueshe . Hajt TUNG .

  13. Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

    Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *