• |
ide | kryesore

Edi Rama rrëfen pse është mërzitur sërish me Albin Kurtin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ka deklaruar në emisionin Pressing në Televizionin T7 se është ndjerë i lënduar nga gënjeshtrat e Albin Kurtit. Teksa foli për raportet me dy kryeministrat e fundit të Kosovës, Rama tha se Kurti ka gënjyer në reagimin e tij për çështjen e teatrit.

“Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit.

Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëzimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?

Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Çfarë u kam bërë unë monumenteve të kulturës u ka bërë Millosheviçi? – tha Rama.

Rama duket se e ka edhe një tjetër hatërmbetje më Kurtin, pasi sipas tij aktivistët e Vetëvendosjes kanë ndërmarrë aksione për ta rrëzuar nga qeveria.

“Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë. Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre”, – shtoi Rama.

“Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim” – tha Rama. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Nje pyetje kam un per kte mashtrusin, si ka mundsi qe dy kryeministra te kosoves qe skane lidhje me njeri tjetrin te genjejne per kryeministrin e shqipris, kan lujt menc?!!

  2. ALBIN KURTI NJERI ME INTEGRITET ,EDI RAMA HAJDUT DHE I KORRUPTUAR thotë:

    DALLIMI I JUVE EDVIN DHE ZOTIT ALBIN KURTI ESHTE SE ALBIN KURTI NUK ESHTE AS HAJDUT AS I KORRUPTUAR

  3. Une kam probleme me genjeshtren thote Pinoku Rama. Hahahhaha o nona e rrenes, ti sa hap gojen vetem te tilla nxjerr. Te listosh genjeshtrat e tua duhet enciklopedi po nje sa per kujtese: do krijoje 300,000 vende te reja pune brenda mandatin e pare (2013-2017); U terhoqe bga padia e bild se “kishe nje darke shume miqesore me drejtuesit e BILD”, dhe ato ngaqe u bene “shok” me ty se rrujten trapin fare por i qendrojne raportimit te tyre e te thane ” pushka top tu befte”.

    O legen mashkull, ik o kryeminister adoleshent, qerohu nje minut e me pare.

  4. Rama ka te drejte qe shqetesohet e frigohet nga risia “Kurti” ne trojet shqiptare. Ai do beje te pamunderen qe risia “Kurti” te mos kthehet ne ortek. Ai e ka ndjere ka heret se çfare rreziku eshte per te e llojin e tij te qeverisjes, te ballafaqohesh me flladin e fresket te mengjezit gjithe oksigjen e optimizem te kesaj gjenerate te re optimiste e gjithe force.

  5. Te gjithe genjejne vec liderit suprem. S’e di pse ngjan shume me paraardhesin e tij, liderin suprem tjeter qe sundoi kete vend per 40 vjet… Genjen Ramushi,genjen Albini, genjejne gjermanet kur thone qe Shqiperia po rreshqet ne autoritarizem dhe diktatorship, vetem ky i shkreti dhe vemja e bashkise jane te ndershem dhe te sinqerte. Kuptohet, bashke me to, edhe Kastrati, Fusha, Mane, Nushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *