• |
ide | kryesore

Historia mund të kishte qenë ndryshe: “Ilary më donte tek Real, zgjodha me zemër”

-Instant, Sport
kapitull



“Kam qenë gjithnjë tifoz i Romës, ka qenë gjithnjë ëndërra ime të luaj tek Roma me numrin 10 e shiritin e kapitenit. Kur e arrita këtë ëndërr doja vetëm ta mbaja shtrënguar”. Kështu Francesco Totti, flamuri i Romës, është shprehur gjatë një interviste për revistën sportive spanjolle ‘Libero’. Në karrierë, italiani ka luajtur vetëm për verdhekuqtë, duke iu gëzuar vetëm një titulli kampion, por historia mund të kishte qenë ndryshe.

Ish-kapiteni verdhekuq ka folur edhe për mundësinë që nuk u konkretizua kurrë për të kaluar tek Real Madrid: “Në 2004 më përfundonte kontrata me Romën e pati disa probleme me presidentin për motive të tjera. Do të më jepnin cfarë do lloj gjëje që të shkoja tek Real Madrid. Gjithcka. Përvec shiriti të kapitenit sepse ishte aty Raul që ishte simboli”, tregoi Totti. Në 2004 “Ilary më shtynte drejt Madridit, më thoshte se do të linte gjithcka e do më ndiqte. Në fund ishte një zgjedhje zemre, drejt tifozëve, miqve e familjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *