• |
ide | kryesore

Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: “Të them vafsh në djall profesori im, bashkë me kujtimet e shkollës”

-Instant, 1, Ide

Profesori i parë që më ka folur kundër komunizmit ka qenë Edi Rama. Duke ardhur nga një qytet i dhunuar keqas në vitet e rregjimit, isha mësuar me përshpëritjet nën zë apo në rrethe intime, por kurrë nuk kisha hasur një figurë që, e mveshur me petkun dhe autoritetin e mësuesit të artikulonte aq hapur mendimin ndryshe.


Lidhja ime me Edi Ramën i ka rrënjët tek ky frymëzim antikonformist, tek guximi i fjalës, por edhe i veprimit qysh në protestat e para në Institutin e Arteve deri te lëvizja studentore.


Shumë vite na ndajnë nga ajo kohë e shumë gjëra kanë ndodhur në jetët e seicilit prej nesh. Ka patur momente afrimi e momente largimi, ka patur indiferencë, entuziazëm e shpresë siç ka patur dyshime e mospajtime në distancë.

Kjo ngjan si një histori e rëndomtë marrëdhënieje mes një ish studenti e një ish profesori, por ja që ish profesori ka ngjitur shkallët e pushtetit e sot është kryeministri i Shqipërisë e pikërisht sot ka konsumuar një akt brutal e të pabesë: ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar e ka dhunuar njerëzit që për më shumë se dy vite i kishin dalë në mbrojtje. Në fakt kjo është vetëm pika që bëri të derdhet vazoja.

Atëherë në djall ish profesori me gjithë kujtimet e shkollës.

Edi Rama është sot fytyra e dhunshme e pushtetit.

Është i pushtetshmi që nëpërkëmb të ndryshmin e manipulon të dobëtin.

Është pazarxhiu që tregton me të mirën publike.

Është gaztori që tallet mbi viktimën që sapo ka dhunuar.

Është artisti, ah po artisti. Këtu më duhet më shumë se një rrjesht.

Edi Rama pa dyshim ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Nuk ështe artisti i dështuar që etiketojnë shpesh herë kundërshtarët e tij. Pa dyshim është ndër ato që rinovuan elementët e shprehjes artistike në vitet 90. Është ndër ata që krijuan modelin e artistit të angazhuar e antagonist me pushtetin. Pa dyshim ka edhe kontributin e vet në hapjen e skenës së mbyllur shqiptare ndaj dialogut me artin bashkëkohor ndërkombëtar si kur ishte ministër kulture apo edhe kur u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë. Por pikërisht atëherë zë fill tek ai edhe fara e një arti që bëhet spektakël i pushtetit dhe i një pushteti që manipulon artin.

Me intensitet të ndyshëm, por gjithmonë e më tepër, në këto vitet e fundit, pushteti dhe estetika e pushtetit janë ndërthurur në një simbiozë sa problematike aq edhe të frikshme.

Estetika si dukje, si fasadë e zbukuruar, si shkëlqim i jashtëm i një të brendshmeje që kalbet nga e pavërteta, brutaliteti dhe vulgariteti është sot vepra më evidente e politikanit-artist Edi Rama.

Nuk është Edi Rama artisti i vizatimeve surreale me ngjyra në dokumente zyrtare, apo i qeramikave të abstraguara, por Edi Rama videoartisti i videove marramëndëse me dron për propagandë në facebook, manipuluesi i portreteve të vogëlushëve të vuajtur që presin udhëheqësin t’i bëjë me shtëpi, regjisori i selfie-reality-shoë që rreshton në skenë figurantët për të luajtur spektaklin e tij të pushtetit, por edhe me keq, projektuesi i një shoqërie ku elementet përbërës janë si ngjyrat në tavolocën e piktorit që, nën vizionin e trillit të tij, vendos si t’i shpërndajë, kur t’i ekzaltojë e kur t’i fshijë mbi telajon e realitetit ku vepron.

Ky është artisti i banalitetit uluritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin e, nëse duan, ta ekpozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do.

Ish profesori dhe artisti Edi Rama ka një vend tashmë në memorien time e aty besoj do të rrijë gjatë.

I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërrshtar publik me shumë.

Adrian Paci

25 Comments

  1. TE LUMTE PENA ADRIAN PACI !

    SOT EDI RAMA DHE KRYEBANDITI ERION VELIAJ KANE SHUME ME TEPER KUNDERSHTARE SE SA DJE,

    PASI NA KANE :

    DHUNUAR SHPIRTIN,

    NEPERKEMBUR DINJITETIN,

    SHKATERRUAR TRASHEGIMINE,

    DHE MBI TE GJITHA VRARE SHPRESEN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. PO ÇPROFESOR THUA O LOQE ? KY ESHTE KARI VETE . KARI E KA VELLA KETE DHE JO ANASJELLTAS . DHE NGAQE ESHTE KAR NE KUB SHANTE KEDO DUKE FILLU NGA BABA I VET . KY ESHTE AQ KAR SAQE KUR DEL PARA PASQYRES SHAN EDHE VETEN E TIJ .

  3. Zoti Paci,
    Ky ish-profesori ne fakt ka 7 vjet rresht qe ka perveshe menget dhe me zell te pashoq merret me restaurim. Po restauron pushtetin e babes dhe te dajes! Dje ishte nje prej kulmeve,dite historike ne kete proces restaurimi. E djeshmja ishte copy-paste e ’67-tes. Me parullen e reja qe triumfon mbi te vjetren,qe po jep shpirt. Eshte nje date qe I shtohet konstelacionit makaber te Udhes se Terrorit! —–24 Maj 1944——6 Shkurt 1967——17 Maj 2020—-
    Do jete kjo date stacioni I fundit,apo s’kemi pare gje akoma?!….

  4. Cdo shqiptar qe ka vizituar qytetin e Prizrenit,le te imagjinoje dhe te fantazoje sesi do katandisej ky qytet nese vetem 6 muaj,jo me shume do I lihej ne “administrim” dyshes vampire Edi-Eri. Sesi do e kishin fshire nga faqja e dheut kompleksin ku u mbajt kuvendi I Lidhjes shqiptare.Po shatervani? Me cfare kend lojrash-qender “rekreacioni” do e zhdukte cdo shenje ekzistence?!..
    Jeni te lire te jepni versionet tuaja(zoti na ruajt)….

  5. eu si se paskam ni qe ky loqja qenka me fame botnure.Allahile sa legene ka pjell ky popull,por kryelegenat jane rrencat e mediave

    1. S’TE DETYRON NJERI TE PERZIHESH O BAJGE E LALI HALES !

      ZHDUKU PO S’TE PELQEU ! IK TE MERO SE REKRUTON ELEMENTE SI PUNA JOTE !

      NJE PLEHRE ME PAK !

  6. Gjatë dy viteve të fundit, e ardhmja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur shumë kundërshti dhe PD, për oportunizëm të qartë politik është bërë palë me atë pakicë artistësh që kanë ngulur këmbë në ruajtjen e godinës. Shumë deklarata publike, shumë kërcënime dhe akuza, por në çdo moment, Lulzim Basha mund të kishte ngritur një padi në gjykatë për të pezulluar planin dhe për ta shfuqizuar plotësisht atë. Kjo do të ishte shumë më e efektshme se kërcënimet për luftë, nëse vërtet qëllimi kryesor i PD do të ishte ruajtja e objektit.

    Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: Teatri Kombëtar, në fillim të viteve 1990 u shndërrua në bingo. E gjithë salla e Teatrit Eksperimental u vendos në funksion të lojravë të fatit me vendim të qeverisë së Berishës. E njëjta qeveri, ideoi në mesin e viteve 1990 prishjen e Teatrit dhe ngritjen në vend të tij të një kulle, ku dy katet e para do të ishin teatër dhe pjesa tjetër apartamente dhe hapësira biznesi. E gjithë historia e Teatrit Kombëtar provon vetëm një gjë. PD kurrë nuk ka pasur ndonjë interes që ta ruajë këtë godinë, madje qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin Teatrin me godina biznesi dhe jo me një Teatër të ri modern. Por, duke nuhatur mundësinë që kjo çështje e ndjeshme mund t’a shpërblejë me kapital politik, vendos të ngjitet në bord. E fundit, a mos vallë ishte Basha dhe Kryemadhi ata që deklaronin se Teatri do të prishej mbi trupat e tyre dhe se do të flinin në godinë derisa qeveria të tërhiqej? Ku ishin ata mbrëmjen që u vendos të prishej godina?Ta lexoje dhe ky ardiani kete koment,megjithse me la shije te mire te nje artisti dhe njeriu te mire,por nuk mohon te mirat e formimit te tij e kane fillesen te antikonformisti rama

  7. Fjale kote qe 2000 vjet qe thuhen jo ka thene Plutarku,jo Curcilli,jo Rusvelti etj etj cfare mbahet mend asgje.
    Vepra ngelet.Keto pordhet e studentit jane si pordhet e Saliut qe i hoqi te tere themeluesit e PD dhe e kthehu ne nje hale.
    Vepra ngelet,mbas shume vitesh cdo veper ka histori kurse keto zhgarravinat tona jane per ne hale.
    Cfare ndertoi Basha,kastravecat e Karbunares per asnje gje nuk mbahete mend,hic eshte NJE HIC.
    Monika nje familje banditesh dhe hajdutesh qe po e rrjepin Shqiperine akoma,per cfare mbahet mend,nje hajdute dhe nje HIC.
    Shkoni dhe mbroni kalin e Skenderbeut se mos ja Monika ja heq topet.

  8. QKA PRET NJERIU NGA EDI RAMA ,KY EDHE BABAIN E VET E AKUZOJ SE PO JA PALLOJKE GRUAN DHE E POLLI GREGUN

  9. Lexoni ju qorrat e Sales qe e akuzoni Ramen per komunist si thote ky aktori qe Rama ishte i pari qe fliste publikisht kundra sistemit,ku ishte doktor vdekja atehere,apo bente xhiro me varke me çunat e Enverit,sa per teatrin ku ishin keta artista kur kinostudio Shqiperia e re iu fal Sander Frangajt,mos valle ajo kinostudio nuk kishte vlera historike,po kur ne kohen e vampirit Berisha kinemate u kthyen ne bingo ose ato qe ngelen shfaqnin filma porno pse nuk u ngriten keta artiste?!

  10. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje cope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralizuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge, perfitim kane vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze ,vetem per te bere show jane te paret. Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ikishte mbetur ne kete vend .
    Zhduku nje memorie ky i pashpirt !
    Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec dhunues i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!

    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi ?
    .Ky i pashpirt ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    Pse Sazani nga zone ushtarakepse u be zone turistike ?
    Pse ne pandemi behen e zhbehen ligje ?
    C,far nguti emergjence pati nderhyrja naten
    per teatrin ?
    Ma shpjego o i madhi Kadare? A je zgjuar ti krenaria kombetare?
    Apo ke humbur ne iluminim (LLeshin ia pate sugjeru kaloresit si president?)
    Cfare mantel kenii veshur o krenaria e kombit?!
    Supozohet se figura e presidentit perfaqeson Unitetin Kombetar .
    Ku jeni ju ish president ,
    nuk ndiheni se ju ka caktu komoditet rilindja -vdekje e rames?
    Po ju Meta ,pse nuk e thirrni popullin per te shperndare parlamentin ilegjitim,
    qeverine ilegjitime, zgjedhjet ilegjitime?

    Kushtetuta eshte per te mbrojtur te drejtat themelore te njeriut,cfare mbroni te gjith ju ?
    Cfare eshte kushtetuta pa te drejtat themelore te saj ?
    Pergjigju popullit tim Juri Kim , pse heshtje varri zonja qe vjen nga demokracia ?
    Per cfare ju sherben ju dhe Europes njeriu i nates befasise se nates qe shkel te drejta dhe ka uzurpuar cdo institucion ?
    Cfare leksione demokracie mund te na jepni ju kur heshtni para ketij udheheqesi nate pa fe,pa atdhe?
    Po ju more socialiste pse heshtni? Identifikoheni edhe ju me te ? Asnje fjale askush nuk flet:Jeni heshtje varri se vetem ashtu keni qene e jeni!

    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !

    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!

    Po me plas shpirti!

    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

  11. Z. Adrian, atehere (ne vitet 80-90) duhej te gjykoje me thelle per njeriun qe kishit perpara si profesor, duhej te shihje me thelle se “trimeria” e tij kunder regjimit, apo “erudicioni” i tij, fjale jo te mira qarkullonin per kete kryeminister edhe atehere. Serialin e athershem te tij “Refleksione” me Gonxhen (1990) tek Instituti i Arteve une i konsideroja disi te cuditshme dhe snobiste. Qe atehere duhej te binte alarmi per juve per kete kryeminister.

    Eshte per te ardhur keq qe njerzit gjykojne nga aparencat dhe jo nga karakteri i njeriut dhe kur e kuptojne, zakonisht eshte teper vone, sic po e shohim. Perbindeshi ka dale tashme nga shishja.

    Sidoqofte me mire vone se kurre per ju. Mire se ardhet!

  12. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.Kush e vodhi pasurine kombetare te kinostudio shqiperia e re,na i tregoni ju te lapsit,salih-meta-basha

  13. me fame botrore!!!!! hahahah cfare karash jeni ju PeDet…….cfare ka bere ky qe ka marre kaq fame …vetem po merr karin e Edit ne goje me kete shkrim idiot

  14. Por, ajo që të bën përshtypje, është fakti se Berisha mban me vete tri badigardë të fuqishëm.

    Ajo që nuk kuptohet, është fakti se përse Berisha mban kaq shumë njerëz pas vete kur del në publik dhe kush i paguan ata, pasi tashmë ai është thjesht një njeri civil, që nuk ka asnjë post publik.

  15. Ketij artitistit me ” fame boterore” nuk ja kam kam degjuar asnjehere emrin edhe pse jetoj me shume jashte se ne Shqiperi! Dhe kjo e folur me kritika e vleresime duken te dyshimta, si te porositura! Na quaka artist; nese ka talent ky llum, ka vetem per vjedhje e shkaterrim!

  16. Po çfarë lesh “profesori” ka qenë Edi Rama ?
    Vazhdoi Institutin e lartë të arteve për 4 vjet.
    Nga këto 4 vite, hiq dy prej tyre që i harxhoi si basketbollist i Dinamos në stol.
    Nga dy vitet e ngelura, gjysma harxhohej me lëndë propogandistike komuniste,, matksizëm, Historia e PPSH, një muaj aksione rinie, një muaj zbor ushtarak
    Ngeli vetëm një vit akademik shkolle. (shtator-qershor)
    Studenti i tij e ka njohur si “profesor” për më pak se dy vjte por nuk e ka pasur idenë e jetës së tij personale, e të kohës rinore si student.

    Shokët e tij bashkëmoshatarë, e kanë përshkruar si një djalë grindavec, harbut tipik “garrip” Tirone, që nisej nga shtëpia gjoja për të vajtur në leksione, e përfundonte në orgjira apo në kinema..
    Nëse nuk do të kishte qenë i biri i Kristqa Ramës që e harxhoi gjithë jetën duke bërë portrete skulpture të diktatorit, jo më profesor në Institutin e Arteve, por asqë do të kishte përfunduar studimet në ate institut sepse do të ishte përjashtuar nga shkolla qoftë edhe për mungesat në leksione.
    Abuzohet shpesh me përceptimin se Edi Rama ka qenë kundërshtar i regjimit enverist.
    Ka një të vërtetë këtu por është gjysma e saj.
    Fëminia e rinia e Ramës si një pjellë e Bllokut i ka kaluar duke ja plotësuar të gjitha tekat.
    Në një kohë kur mbi 90% e të rijve shqiptarë, mezi ushqeheshin me groshë e presh e kur nënat e tyre ju arnonin të vetmet pantollona që kishin, Rama meqë kishte bredhur medemek si “sportist” nëpër Europë, më shumë sesa për artin modern bashkëkohor, ishte i revoltuar me qeverinë komuniste që nuk e linte të vishej me ekstravagancë.
    Çfarë halle jetike kishte rinia shqiptare e kohës së diktaturës e çfarë “halle” kishte i përkëdheluri i Bllokut.
    Ka zëra që thonë se Rama është përdorues i drogës, e dyshoj se ai drogën e ka pasë provuar që në ate kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu