• |
ide | kryesore

Joaquin Phoenix, baba për herë të parë (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Duket se kjo është një periudhë e artë për aktorin Joaquin Phoenix, pasi pas suksesit të padiskutueshëm me filmin ‘Joker’, 45 vjeçari së shpejti do të ketë në dorë një tjetër trofe kësaj radhe në sferën personale.

Mediat e huaja raportojnë se Rooney Mara, partnerja e Phoenix është në pritje të ëmbël në muajin e 6 të shtatzënisë. Rooney dhe Joaquin aktualisht janë të izoluar në shtëpinë  e tyre në Los Angelos dhe ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e tyre. Partnerja e aktorit të njohur është fotografuar javën e kaluar, e veshur me një T-shirt të gjerë, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj për të festuar Ditën e Nënës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *