• |
ide | kryesore

Protesta e sotme/ I bashkohet Lëvizja Vetëvendosje Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qendra në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosje deklaron se i bashkangjitet protestës së sotme ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

REAGIMI

Sot së bashku me qytetarët në protestë për Teatrin!

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bashkangjitet protestës së sotme në orën 16:30 të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë që të protestojnë kundër shkatërrimit të paligjshëm dhe barbar të Teatrit Kombëtar si pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Me anë të kësaj proteste Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri bën thirrje që të ndalen menjëherë veprimet e paligjshme të Qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës në zonën e Teatrit Kombëtar. Asnjë centimetër katror i Teatrit nuk duhet tjetërsuar. Ekzistojnë të gjitha mundësitë arkitektonike dhe ndërtimore që kompleksi i Teatrit Kombëtar të rindërtohet me arkitekturën dhe materialet origjinale dhe të vihet në funksionim me kushtet më bashkëkohore për shfaqjet artistike.

Veprimet e djeshme antikushtetuese, antiligjore dhe antikombëtare e zhveshën pushtetin aktual nga çdo grim legjitimiteti. Andaj kërkojmë shpërndarjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkojmë t’i hapet rrugë shprehjes së vullnetit të popullit.

Për shkeljet flagrante të Kushtetutës dhe të ligjit kërkojmë që:
1. Prokuroria të procedojë penalisht të gjithë përgjegjësit e dhunës në pushtetin qëndror dhe vendor;
2. Policia e Shtetit të ndalojë dhunën fizike dhe psikologjike ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese;
3. Të lirojë të gjithë të arrestuarit e protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë!

Tiranë, 18 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri



9 Comments

  1. D.M.TH. policia te rrije duarkryq kur ju ti dhunoni ata dhe te kryeni akte vandale kunder institucioneve shteterore? Populli i ndershem nuk pajtohet me ju por inkurajone policine te kryej detyren .

  2. Ashtu sic bene te krishteret kur humben Jeruzalemin, teatrin tashme zhvendoseni ne shpirt, sepse teatri u shnderrua ne simbol. Ashtu si simboli i Jeruzalemit udhehoqi te krishteret per te ndertuar qyteterimin me te madh qe ka pare historia, ashtu edhe simboli i teatrit duhet te vihet ne themel te (ri)ndertimit te demokracise shqiptare pas prishjes se mallkimit rilindas. Per fat teatri nuk ra para se te ngrihej nje vetedije e re qendrese qytetare tek pakica e ndricuar e ketij vendi.

  3. Opizite rrugace dhe te gjithe politikanet armiq/ kriminele qe luftojne vetem per karrike, ju lutem si shqiptare, mos e fusni popullin te vrasin njeri tjetrin!
    Ne qofte se mendoni se qeveria ka bere krime atehere hidheni ne gjykate.

  4. Opizite rrugace dhe te gjithe politikanet armiq/ kriminele qe luftojne vetem per karrike, ju lutem si shqiptare, mos e fusni popullin te vrasin njeri tjetrin!
    Ne qofte se mendoni se qeveria ka bere krime atehere hidheni ne gjykate.

  5. patjeter patjeter merni dhe sorosin me cunin e vet. ramen velinen griderin dhe bejeni kacurrel te mire . hahahaaaaa o sa gjynaf jeni. mendoni se populli do ju dali per karriget e radhes. Le te ven ke te ken qef. …. do ti vije nje dit dhe ketyre..

  6. Gjatë dy viteve të fundit, e ardhmja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur shumë kundërshti dhe PD, për oportunizëm të qartë politik është bërë palë me atë pakicë artistësh që kanë ngulur këmbë në ruajtjen e godinës. Shumë deklarata publike, shumë kërcënime dhe akuza, por në çdo moment, Lulzim Basha mund të kishte ngritur një padi në gjykatë për të pezulluar planin dhe për ta shfuqizuar plotësisht atë. Kjo do të ishte shumë më e efektshme se kërcënimet për luftë, nëse vërtet qëllimi kryesor i PD do të ishte ruajtja e objektit.

    Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: Teatri Kombëtar, në fillim të viteve 1990 u shndërrua në bingo. E gjithë salla e Teatrit Eksperimental u vendos në funksion të lojravë të fatit me vendim të qeverisë së Berishës. E njëjta qeveri, ideoi në mesin e viteve 1990 prishjen e Teatrit dhe ngritjen në vend të tij të një kulle, ku dy katet e para do të ishin teatër dhe pjesa tjetër apartamente dhe hapësira biznesi. E gjithë historia e Teatrit Kombëtar provon vetëm një gjë. PD kurrë nuk ka pasur ndonjë interes që ta ruajë këtë godinë, madje qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin Teatrin me godina biznesi dhe jo me një Teatër të ri modern. Por, duke nuhatur mundësinë që kjo çështje e ndjeshme mund t’a shpërblejë me kapital politik, vendos të ngjitet në bord. E fundit, a mos vallë ishte Basha dhe Kryemadhi ata që deklaronin se Teatri do të prishej mbi trupat e tyre dhe se do të flinin në godinë derisa qeveria të tërhiqej? Ku ishin ata mbrëmjen që u vendos të prishej godina?Lexoje o neri intelektuali i varur

    1. O robot injorant ka disa ditë që bën copy-paste, mesazhet që ju dërgon Fuga, se ju debila aq patru jeni sa nuk e dini se ku duhet të postohet mesazhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *