• |
ide | kryesore

Qytetet që kanë raste aktive të COVID 19 në Shqipëri, në spital 15 të shtruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.

Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 69
Krujë 44
Durrës 31
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1



2 Comments

  1. Ku jane lajmet per teatrin lapsi apo ju kane kercenuar edhe juve??
    Dhe zhdukini keto lajmet fallco te korones, lerjani Rames dhe ithtareve te tij te merren me covidin.

  2. he me te keqen vllora heroike qe ne fillim pa asnje rast e lemerisen virusin leberit e sheshit te flamurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *