• |
ide | kryesore

Rama për gazetarët e Express: Jeni shumë të butë me mua

-Instant, Pikante



Nuk kanë munguar tonet e larta dhe replikat në emisionin “Pressing” në Televizionin T7 të Kosovës në një intervistë që kryeministri Edi Rama ka pasur me gazetarët Berat Buxhala dhe Leonard Kerquki. Ishte ky i fundit që i kërkoi një sqarim Ramës se kur do të hapet kufiri mes dy vendeve.

Rama tha se vendimi do të merret brenda majit duke shtuar se “atëherë edhe ata (gazetarët) mund të vijnë në Shqipëri pa dashur të bënin intervista në Skype ku janë më të butë se sa kur jemi përballë.

Unë kto (intervistat) të butat nuk i kam shumë qejf se më ulin ritmin, më pëlqejnë më shumë ato si me atë djalin me doreza të zeza” – tha Rama duke iu referuar aktivistit të Vetevendosje Ron Gjinvoci që pati një përplajsje të fortë me kryeministrin shqiptar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *