• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 38 kg heroinë në Portin e Durrësit, po transportoheshin me kamion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen në Portin e Durrësit 68 pako me heroinë, me peshë 38 kilogramë, të cilat po transportoheshin me kamion.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Çfarë thotë policia 

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta.

Parandalimi, identifikimi dhe goditja, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës.

Vihet në pranga 49-vjeçari që po transportonte me kamion lëndën narkotike.

Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”



2 Comments

  1. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.

  2. Ka pasur marveshje
    Me gjinin femrore te fare fisit Tend femror
    Per perdhunim ne mas nga shpellaret e jugut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *