• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi del hapur: PSG “thërret” Ronaldon

-Instant, Sport



Një deklaratë që ngjan shumë me një mesazh dashurie e që duhet ta bëjë vigjilent Juventus në lidhje me lojtarin e saj më përfaqësues. Al-Khelaifi është i cmendur pas Cristiano Ronaldo e nuk përdor fjalë indirekte për ta sqaruar konceptin. Madje ajo e presidentit të Paris Saint Germain mund të jetë edhe një mesazh për portugezin. “Vit pas viti Cristiano Ronaldo tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri – ka deklaruar presidenti i Psg për France Football -. Mbetet gjithnjë i motivuar nga dëshira për tu përmirësuar ditë pas dite, duke u shtyrë përtej limiteve”.

“Admiroj këtë forcë të një vullneti të pathyeshëm. Eshtë një shembull për të gjithë atletët e të ardhmes. Bujaria e tij jashtë fushës nuk është plotësisht e njohur”, ka shtuar pronari i PSG duke folur për CR7, duke vlerësuar mbi të gjitha aftësinë e tij për të ruajtur kujdesin për punën. Deklarata që nuk kanë kaluar pa vëmendje, duke nxitur zërat e merkatos për të ardhmen e kampionit portugez, me mundësinë për ta parë me fanellën e Psg. Në këtë rast Al-Khelaifi ka dalë hapur: Parisi “thërret” Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *