• |
ide | kryesore

Kur heshtja (nga dy artanët tek Kadareja) i hap rrugë krimit shtetëror

-Instant, 2, Ide



Ngjarje të mëdha si kjo e shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë një pasqyrë e rrallë ku një shoqëri mund të shohi veten më qartë se kurrë. Aty dalin në pah rrahjet e pulsit të reagimit qytetar, kurajo civile për të thënë të vërtetën, dinjiteti dhe ndjeshmëria për publiken, historinë, rrënjët dhe identitetin, gjithçka që e kemi të përbashkët. Siç reflektohen po ashtu edhe sëmundjet e rënda, që e kalbin së brendshmi një shoqëri, si konformizmi, përulja, nënshtrimi ndaj më të fortit, shërbimi, heshtja apo më keq akoma mbulimi i krimeve të pushtetit, diktuar nga nevoja banale materiale.

Historia jonë ka pafund raste kur heshtjen dhe shërbimin e kemi paguar me vite të gjata sundimi, mungese lirie, vuajtje fizike e shpirtërore, pasoja që ndihen edhe sot duke na renditur ndër vendet më të varfëra ekonomikisht dhe më të prapambetura shoqërisht. Në 2020, Shqipëria është ende një demokraci hibride, ku qytetarët e saj nuk gëzojnë të drejta elementare si ato të europianëve të tjerë.

Shembja e Teatrit, ishte pikërisht një nga ato raste kur një vend duhet të ndjejë ndërgjegjen e tij të zgjohet dhe bërtasë. Ku pavarësisht bindjeve politike, nevoja për të ruajtur të përbashkëtën tonë historike dhe kundërshtimi i arrogancës së dhunshme të pushtetit, do të duhej të prekte menjëherë nervin qytetar dhe të bënte bashkë pjesën e ndriçuar të kombit.

Mirëpo elita shqiptare, siç ka ndodhur rëndom, e degradoi debatin në pro ose kundër, e politizoi, e ndau në palë, duke shmangur të marrë përgjegjësinë që i takon për të mbrojtur ato pak vlera që na kanë mbetur. Pa shkuar më larg, kështu u veprua kur në fillim të viteve ’90 u shkatërruan të mirat publike në emër të kapitalistëve të rinj, kështu ndodhi kur u zhduk lulishtja e rrallë pas monumentit të Skënderbeut, kur u tretën kinematë dhe objektet historike në barkun e kullave të betonit, kur u shemb stadiumi kombëtar… për t’i ardhur radha në fund një tjetër vepre të arkitekturës italiane, Teatrit Kombëtar, që e sakatoi përfundimisht atë pak trashëgimi të përbashkët që kish mbijetuar në kryeqytetin tonë.

Të mos heshtësh përballë një krimi, kur këtë edhe mund ta paguash shtrenjtë, do të ishte ideali i një shoqërie të civilizuar, të cilën vështirë ta nënshtrosh. Këtu edhe një krim i qartë si ai operacionit që coi në rrëzimin e teatrit, manipulohet dhe deformohet sipas formës së kockës që pushteti jep për të lëpirë. Dhe për të mbuluar këtë turp, këtë deformim, ata që do duhej të flisnin në mbrojtje të vlerave, nxitojnë të zbulojnë një armik  për t’u marrë me të dhe jo me thelbin e problemit. 

Mjafton të shohësh sot se si një pjesë e mirë e zërave të njohur në publik merren me opozitën, a e politizoi ajo çështjen e teatrit, a reagoi si duhet, çfarë duhet të bëjë e çfarë s’duhet të bëjë, etj,  për të shmangur kështu qëndrimin e qartë se a duhej shembur një vlerë e përbashkët dhe se a ishte kriminale sjellja e pushtetit në gjithë këtë operacion.

Disa u zhgënjyen nga komentatorët e regjimit që edhe kur panë kolegët e tyre të goditur nga policia nuk folën, por preferuan të merren me Bashën. Disa të tjerë u zhgënjyen me Kadarenë, një simbol i kulturës sonë, i cili ka 30 vjet që përpiqet t’i mbushë mendjen botës se ishte një kundërshtar i regjimit të Enver Hoxhës, por nuk ka fjalë për një njeri që po i zhduk një e nga një monumentet e gjalla të veprës së tij, që do të duhej të na mbanin të lidhur të gjithëve me historinë e qytetit dhe me vlerat shpirtërore të krijuesve të tij. 

Pati dhe nga ata që u habitën si dy artanët tanë (Lame, Shkreli) që qëmtojnë fakte nga historia se si ne shqiptarët i shkatërrojmë vetë vlerat tona dhe se si duhet t’i lartësojmë ato, dy artanët që bërtitën fort kur u hoqën ca kangjella tek Pallati i Brigadave apo Presidenca, sot merren me harqet e shtëpive të tyre dhe nuk u dhembin muret e godinës së Giulio Berte. Sepse kryearkitekti që u ka dhënë ofiqe zyrtare, quhet Edi Rama. Në vend të tyre, flet me zhargon tirone kryetari provincial i kryeqytetit, i cili e çon diskutimin tek bregu i cekët i politizimit, sa më larg nga thellësia e shqetësimit për vlerat që po shkatërrojmë.

Arroganca e beftë e pushtetit që rrëzon natën dicka që u përket gjithë shqiptarëve, nuk është një befasi. Ajo është rezulati i pritshëm i një shoqërie me nerv të paralizuar nga bashkëjetesa me të keqen dhe me mendje të korruptuar nga shërbimi i paguar. Në kushte të tilla, arroganca shndërrohet fare lehtë edhe në krim shtetëror.

©Lapsi.al



44 Comments

  1. mando ka edhe njerez qe godina e teatrit sju pelqen, sju duket estetikisht e admirueshme apo utilitare. Kaq e thjeshte. mesohu edhe me
    mendumin ndryshe o burr se jo te ter ata qe duan teater te ri e bejne se jane te shitur. ka plot rob qe nuk shihnin asnje vlere te taetri vjeter.

    1. Në fakt ju debila injorantë jeni shumë, dhe pikërisht se jeni shumë dhe injorantë politika tallet me individët e mirëarsimuar e profesionistë që vlerësojnë çdo vlerë e pasuri kombëtare, që ju qorrat injorantë nuk i shihni dot.

      1. E kur ka folur Kadareja e per cfare? Vetem per te rritur imazhin e vetes apo per perfitim personal, ndonje vile ne bregdet, vajza ambasadore, etj… Shkrimtar i madh vertet, por njeri i vogel.
        Ndersa artanet nuk jane vecse 2 cjep te tredhur qe i kane ende pantallonat me shurre frike, do te thoshte Nano. E te mendosh se keta fjalamane pergjeroheshin a thua se nuk u rridhte gjak nder deje por kulture. Maskarenj minore…

    2. Kadareja nuk ka qene disident sepse nuk kishte disidence ne komunizem, or intelektuali i Rilindjes

      Kishte nje pelqyerje nga Biro-ja per Kadarene dhe kjo eshte arsyeja perse nuk e preku njeri me dore ne 50 vjet, dhe qe i dhane lejedalje dhe leje per te shkruar.

      Po Kadare eshte shkrimtar i mire dhe na ben nder si komb per shkrimet e tij

      Po ashtu, Kadare nuk eshte disident dhe nuk eshte njeri i kauzave dhe aspak i angazhuar ne ceshtjet e shtetit, demokracise ,dhe kultures etj. nuk eshte njeri i dites ne Shqiperi. Ceshtja e teatrit, eshte ceshtje e abuzimit shteteror se pari, ceshtje e urbanistikes, ceshtje e kujteses historike, dhe ceshtje e nje teatri kombetar, si funksion teatror. Eshte nje perzierje e ligjit, kultures dhe teatrit.

      Ne kete rast me te drejte ngrihet pyetja po Kadareja pse nuk e tha nje fjale si nje njeri i kultures ???

      Se pari nuk e ka me detyrim per tu shprehur , por pyetja duhet shtruar , nese do ti bente nder Kadarese nje mbeshtetje e nje kauze te tille ?

      Patjeter qe po, por nga ana tjeter jo detyrimisht dhe jo detyrimisht sot .

      Sepse prej kohes dhe sot e gjithe diten, Kadareja eshte njeri i kultures europiane dhe boterore dhe nuk eshte me njeri qe jeton me cdo dite Shqiperine. Ndoshta ka afersi, ndjenje per kete vend, por nuk jeton me kete vend dhe druaj nese i behet vone per kete vend ashtu sic i behet dikujt qe jeton ne kete vend dhe qe e do kete vend. mbase e do kete vend por nuk do te angazhohet per kete vend. Angazhimi i Kadarese per Shqiperine si patriot nuk ka qene tipar dallues i tij.

      Se fundmi , shume shkrimtare te mire kane qendrime jo aq te mira per ceshtje te drejta. kemi nobelistin e fundit ne letersi – Peter Handke – nje person i njohur per qendrimet e tij me Milloshevicin.

      Qendrimet jane ceshtje shume vetjake, dhe talenti i te shkruarit eshte vecoria qe e dallon Kadarene.

      Ne rast se Kadare mbron ceshtje kulturore te dores se trete e te katert ne Paris e gjetke ne bote, dhe nuk flet per teatrin kjo nuk i ben nder atij si person, por nuk ia ul vlerat si shkrimtar

      Librat e tij lexohen nga publiku sepse eshte shkrimtar i mire jo se eshte burre patriot. per patriotizem nuk do e lexonte asnje ne europe dhe ne bote
      Sigurisht tek patriotizmi duhet te jemi objektiv dhe mos ta ngrejme ne piedestal , ta mbiveresojme Kadarene por ta leme ne vendin e ti si nje shqiptar shkrimtar i zoti.

    3. Ka shume qe sot nuk shohin “vlera” tek Colosseum, apo tek Eiffel por kjo nuk do me thene asgje..Jane simbole dhe vlera historike..Per ca nga ju , historia fillon dhe mbarin me PKSH..

  2. cfare i mitizon kot keta 2 vemje mor Shkullak!
    ndersa Kadareja mbetet nje artist i madh francez! Por prape s’e kuptova se c’lidhje ka me Shqiperine ky??????

  3. Car krimi shteteror flet mor shqiptar, pashe zotin!
    Fjala krim nenkupton shkelje te ligjit, cili ligj u shkel me shembjen, pse na ben per budallenj?
    Tregoje te zezen mbi te bardhe, se u lodhem duke pare se si interpretohen kontekstet si mbas qejfit!

    1. Mëso një gjë o injorant, çeshtja e Teatrit ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për gjykim.

      E derisa Gjykata Kushtetuese nuk kishte dalë akoma me një vendim, nuk ka asnjë mundësi juridike të ndërhyhet, nga askush.

      Po ti injorant që nuk lexon e nuk ke interes të mësosh bën edhe pyetjen që u nxjerr sa idiotë jeni.

      1. Policia e ka të ndaluar me ligj që të dhunojë me forcë një protestues të pa armatosur .
        Ka të drejtë ta arrestojë nëse dikush nuk i bindet, por jo ta godasë sikur ka përpara ndonjë kafshë
        Që disa policë të fshehur nën maska godisnin në mënyrë shtazarake protestuesit me shqelma duke ju vën edhe gjurin në fyt, ky a nuk është krim ?

  4. AND BUSHATI ,FATOS LUBONJA DHE ARMAND SHKULLAKU ,GAZETARET E SHEKULLIT thotë:

    Bravo ZOTI SHKULLAKU ,PO TI LEXOJ TE GJITHE ZAGARET E PAGUAR DHE BYTHLEPIRSAT E TIJ ,E FAJSOJN OPOZITEN,…ZAGARET JANE ,YMER GELBAZA DRITAN HILA SOKOL BALLA SKENDER MINXHOZI DHE CARLO BOLINO

  5. O Shullak katunari,laj gojen kur te zesh ne goje gjeniun e letrave Ismail Kadare.Ku ishe zotrote kur idhulli jot vampiri Berisha i fali kinostudion pronarit tend Sander Frangaj,mos valle kinostudio kishte me pak vlera se teatri?!Çfare kujton ti se Kadareja do uli veten ne nivelin tend dhe disa sharlataneve te tjere dhe te mbroje nje ndertese tallashi qe po na e beni sikur eshte akropoli, kur ne fakt eshte nje ndertese qe nuk ka asnje vlere si godine(jo relikat qe ishin brenda se ato jane pasuri kombetare dhe do kene nje vend te veçante ne muzeun e teatrit te ri)???

    1. Per gjeniun qr ka titullin “Legjionar i nderit te Frances” e ke fjalen?
      Per ate kurve qe tha se nuk kthehej ne Shqiperi pas 90 se i vjen frymezimi vetem kur sheh kullen Eiffel.
      Ai qe tha dhe se UCK jane kelyshe marksiste!
      O Jetmir, nderro emer!

    2. Bravo Shkullak. Per aq vite si drejtor i ABC news i bone fresk qeverise Berisha qe shkeli sa te duash lirite e individit tani te vjen keq persa po ndodh.

  6. E bucko qeke gjalle.
    Thane qe Shkullaku bashke Fahri Balliun Jane Tek Kurti ne Kosove.
    Qeke kthy .
    Asgje NUK te Marr vesh.Shkrim koti,per buken e gojes.
    Me gjithe se je rritur ne Moshe,ngele gomar I Teri.Mjere Bushati qe te mban.
    Mendimi yt eshte shume i palumtur,vetem ciliminjte e fshatit shkruajne keshtu.
    Shko ruaj koqet e kalit te Skenderbeut se mos I vjedh Monika.
    Gjume te embel ore luftetar.

  7. O Shkullak, gjithe problemi eshte te ligji.
    Keta nuk i tremben burgut se e dine qe nuk i gjen gje. Si ne kohe te Saliut dhe tani. Keta duhen bere shembull per te ardhmen e vendit.

  8. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.

      1. More idiotër !
        Keni kaq vite që përsërisni si papagej gënjeshtrën e trashë propogandistikë të komunistëve që Basha paskej “shpërdoruar” 350 milion euro për Rrugën e Kombit.
        Po mereni mundimin e bëjeni ate rrugë për vetëm dy orë e të shkoni në Prishtinë.
        Po si mund të quhet “shpërdorim i parasë”, ndërtimi mbrenda dy vitesh i një autostrade malore me një tunel modern 5 kilometra dy drejtimësh e që veç vlerave të mëdha ekonomike, realizoi edhe fizikisht bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë ?
        Shpërdorim i parave të taksapaguesve është të zgjërosh një kilometër unazën e re, duke planifikuar të derdhësh në këtë zgjerim 20 milion për një kilometër, kur kostoja reale nuk mund të ishte as edhe një milion.

  9. DJE TEK FEVZIU ISHE NJE ZHGENJIM . SI SHPJEGOHET QE TE GJITHE JU ANALISTET FLISNI KRITIKONI DHE ASNJEHERE NUK E KAPNI DASHIN PER BRIRESH ? DERYRA JUAJ O ANALIST ESHTE TI JEPNI PERGJIGJE PSEVE . KUSH ESHTE AI POPULL QE NUK E DO TE MIREN , PSE POPULLI ESHTE DELE DHE NUK I BASHKOHET OPOZITES ? SA E BESUESHME ESHTE OPOZITA ? PSE NUK A NDESHKUESHMERI LIGJORE ? PSE NUK ZBATOHEN LIGJET? PSE MUNGON DREJTESIA? PSE DREJTOJNE AKOMA KRIMINELET? PSE INJORANCA KA KAP KULMIN ? PSE NUK NGRIHEN RROGAT ? PSE BASHKITE I KANE SHUMFISHUAR PUNONJESIT ? PSE NUK DUAN NDRYSHIME ?
    POPULLI NUK ESHTE DELE DHE INJORANT , PERKUNDRAZI ESHTE SHUME I ZGJUAR . KETA JANE TE GJITHE NJESOJ ATEHERE EDHE POPULLI ESHTE PRAGMATIST , KAP ÇA TE KAPESH NGA TE GJITHA KRAHET KJO ESHTE MOTOJA .

  10. QELLIMI I VETEM I POLITIKES ESHTE TJA FUSNI POPULLIT SA KRAHU DHE PASTAJ DUKE TALLUR KOQET TA QUAJE EDHE POPULL DELE . NDERSA JU ANALISTET DUKE U LEPIRE SOT KERKONI KOCKEN TUAJ TE NESERMEN . DETYRA E NJE ANALISTI SERIOZ ESHTE TE JETE SHERBETOR DHE AVOKAT I PALEKUNDUR I POPULLIT . FAKTIKISHT JU (HIQ NJE PJESE SHUME TE VOGEL) JENI NDARE NE DY KAMPE NJSOJ SI POLITIKA .

  11. Artikulli jot me i kot qe kam lexuar Shkullaku dhe me vjen shume keq per miopine dhe militantizmin tend . Mos u merr me te tjert dhe sidomos kur i kane vo gjonat ne terezi , qeni lef aty ku ha , merru me opoziten dhe gjej shkakun pse nuk eshte e besueshme kur gjendja ekonomike ka vajt aty ku nuk mban mo . Sipas llogjikes tende boll keta se mbushen 8 vjet dhe te vijne te tjeret se kane kohe pa bo leke .

  12. LEXON SHKRIMIN DHE KONKLUZIONIESHTE QE KRIMINELI TA NDESHKOJE KRIMIN E BERE DHE SE FAJTOR ESHTE POPULLI DELE QE DUHET TE BEJE ROTACION SE ARROGANCA PO KTHEHET NE KRIM SHTETERORE . KU JETON TI O SHKULLAK ? KETU NUK KA FARE ARROGANCE , KETU PREJ KOHESH KA VETEM DIKTATURE .
    ME GJIRHE RESPEKTIN QE KAM PER TY , E DI SESI DO JA VIJA TITULLIN SHKRIMIT TAND SHKULLAK?
    FOL EDHE TI NJE FJALE O DHENDERR QE TA DEGJOJME ZENE

  13. sa turp kur ca debila shqiptar vene ne diskutim ismail kadaren.nuk duhet tia jepni atij kauzat tuaja.ismaili detyren e vet,per kauzen shqiptare e ka ber,i ka dhene emer letersis shqiptare ne bote.mos pretendoni te meret me cdo kauz qe ngrihet ne shqiperi.nuk ngeli artist pa u shpreh duhet a sduhet prish teatri.si te pyesesh mjeket duhet a sduhet prish spitali.aty duhen te shprehen institucionet kulturote dhe arkitektet,tekniket.denonzoni aferat korruptive po qe qendrojne pas teatrit te ri,po jo kauze kombetare teatrin si godine .ose jepuni ze eksperteve,ligjor e arkitekturor.ose edhe shani e beni cte doni po ismailin lereni te qete se detyrat e tij ne kete jete per kombin shqiptar i ka ber e tejkaluar.mos lini mllefin te flas.e as injorancen

  14. Per sa i perket dy Artaneve asht cdo gja n’rregull,sepse ato jane ne varken e talebensocialrracisteve te Edvin Nastradin Rames.
    Ndersa I.Kadarea,nuk ka qene disident,sic perpiqet t’a pozicionoje veten.Ne vitin e famshem te emigrimit masiv shqiptar kadarea u pozicionu’ n’krah te pushtetit social-komunist.Ai pa u turperuar i quajti refugjatet (neper anijet n’Durres):”JASHTQITJA E KOMBIT”.

  15. Per sa i perket dy Artaneve asht cdo gja n’rregull,sepse ato jane ne varken e talebensocialrracisteve te Edvin Nastradin Rames.
    Ndersa I.Kadarea,nuk ka qene disident,sic perpiqet t’a pozicionoje veten.Ne vitin e famshem te emigrimit masiv shqiptar kadarea u pozicionu’ n’krah te pushtetit social-komunist.Ai pa u turperuar i quajti refugjatet (neper anijet n’Durres):”JASHTQITJA E KOMBIT”.
    Dhe sa per hollesi vete Ai(Kadarea)asht me experience te gjate “REFUGJATI”,megjithese ka shtetesi Franceze.

  16. z.Shkullaku , para se te them mendimin tim per shkrimin tend duhet ta ve nje parantese . I gjati ine me dhune apo pa dhune duhet te ik sa me pare nga pushteti dhe kesaj i vihet pike e nuk diskutohet me .

    E lexova shkrimin tend dhe njekohesisht sapo mbarova se pari ne youtube emisionin e djeshem te Fevziut dhe
    me then te drejten nuk jam dakort me ty ne shume pika por me kryesorja eshte se ti fajin e kerkon vetem tek te tjeret dhe asnjehere tek opozita . Pse kerkon pergjigje nga Artanet e partise kur ti e dine se ata e kane gojen plot dhe jane duke shyer ushqimin e bollshem qe kane perpara? Ti je aq naiv dhe kujton se Artanet qe bertisnin dikur , bertisnin se ju hap barku per popullin ? Artanet e moren ate qe deshen dhe tani po shyejne prehen e tyre . Shkullak , ata e kane gojen plot dhe nuk mund dhe nuk duan te pergjigjen .
    Teatri eshte vetem nje pike uje ne totalin e atij lumi qe ka kohe e po derdhet . Teatri duhet te ishte qershia mbi torte e maskaraliqeve te rilindjes por per çudi mileti nuk po e sheh si çudi . Pse ? Nuk i ke bere ndonjhere pyetjen vetes pse mbas gjithe ketyre gjemave kjo qeveri mbeshtet ende? Pse mbas gjithe atyre denoncimeve , luftes ndaj krimit kjo opozite nuk ka ate besueshmeri qe duhet te kishte dhe eshte akoma e dobet ? Pse populli yne eshte dele perball politikes ? Pse kur ketij populli i mungojne vetem prangat ne kyçet e duarve nuk ngrihet te kerkoje te drejtat e tij me elementare dhe njekohesisht rotacion ? Pse ne kete vend nuk eshte denuar njeri dhe mbi te gjitha pse asnje politikan nuk ndodhet prapa hekurave kur abuzimet kane qene nga me flagrantet ? Pse ..pse ..pse-te e mija nuk kane fund, por edhe ca pyetje per z.Basha do ti beja . Pse z.Basha nuk do ta ndyshoje sistemin zgjedhore kur katerciperish u pa se ç’monstra solli ne parlament ky system ? A mendon se qellimet e z.Basha jane te sinqerta dhe kush ta garanton ty ? A mendon edhe ti si une se z.Basha kerkon rotacion vetem per te sunduar dhe jo udhehequr? Pse nuk leshon pushtet z.Basha por kerkon ti kete te gjithe nen hyqem me keq se i gjati ine? Dhe e fundit pse valle eshte i pabesueshem z.Basha , zjKryemadhi dhe opozita?
    Ketyre pyetjeve duhet ti japesh pergjigje ti dhe te gjithe ju analistet e politikes . Te takon ty si analist (pavarsisht bindjeve) te beshe arbitrin dhe jo tifozin . Si analist I zoti duhet te jesh mbi palet , por eshte e drejta jote te jesh edhe me njeren pale por me kusht qe keshillat e tua te jene per te miren e vendit dhe te popullit dhe jo te partive politike .

    P.S. Diferenca midis suflerit dhe artistit eshte se sufleri vetem sa i lexon fjalet ndersa artisti i kthen fjalet ose ne lot ose ne buzeqeshje . Ti nuk je sufler z.Shkullaku . Ti je artist , jo nje artist dosisdo por artist i nje kalibri te larte dhe eshte detyra juaj , eshte obligimi i juaj eshte qenia dhe detyra juaj fisnike qe ju bene te jeni gjithnje aleat i popullit . Tung dhe Respekte

  17. Shkullaku eshte nder analistet me te sakte qe kemi. Se si eshte shoqeria shqiptare mjafon te lexosh paragrafin e fundit te ketijbartikulli, ( jo te gjithin se nuk ka nevoje) Ato pak rreshta e permbledhin me se miri karakterin tone.

  18. Shyqyr qe ne portal kemi komente te Jetekeqeve, e disa emer humburve, qe mbase eshte nje dore, se keshtu po veprojne keto kohe, nen urdherat e teoricienit marksist , keshilltarit mafioz, qe u hedh ndonje kocke, e na lehin, me komente qe jane bere dhalle, por keto monstra me ate ushqehen. Jetekeqi eshte specialist i historise se shtremberimit e interpretimit, sipas corbes Ramiste, por dhe sufllaqeve qe i qeras lalke Eri. Te tjeret i marrin kopje, e na i nxjerrin ne cdo artikull, pa na bere komentin e artikullit, hidhen Fajin e ka Saliu, Luli ka vjedhur ,,,,, ore, a jeni ne kete dyrnja, per ato jane marre e sterrmare edhe banditi tuaj Rama,, ose kapo mafiozi, qe edhe ju, si zorre e pasme e Rames i dini se ca na ka bere duke vjedhur , duke tjetersuar teritore e monumente te Tiranes, vetem, e vetem per20 perqindeshin, , pa llogaritur tani ne 7 vjet pushtet, qe e damkosi ekonomine, vetem per te vjedhur.Persa i perket Kadarese, ka zera, qe ka qene shkrimtare oborri, si shkrimtar, si krijimtari e kane nderuar shqiptaret, e institucionet, por mer nobel, kur ta shohi, sepse ne kaqe njohim, e per kete deshirojme. POr, duhej qe te ngrinte zerin per teatrin, sepse ajo ndertese 100 vjecare kish histori, arti, histori arkitekture, e histori lufte e komunizmi, sepse jane bere edhe gjyqe ne ate salle, andaj ajo shume mire me nje reasturim profesional, e pa shume investim, behej monument kulture, e ta quanin muzeum per artin 70 vjecar. Lepiresat e sevot, qe kenaqen me prishjen, jane disa ashtu sic i ka pershkruar edhe gazetari, qe si u hiqet nje qime. Fundja, keto jemi ne, keshtu e kane bere shqiptaret, , rrofte mbreti, poshte mbreti, por ajo , e ato ndertesa kulture historike qe jane prishur nga dora e Rames, do kete pergjegjesi, ligjore, per tjetersim, e morale per mashtrim . Cdo gje do lahet, e do shkoi ne vend te vet, pavaresisht disa gjembave si ju qe na e mbroni keqeberesin e shkaterruesin e ekonomise e mbarevajtjes jetesore , duke hipmatizuar njerezit, si klloun, e duke nxjerre dhembet si katil per ti trembur por i ka ardhur fundi qenit, edhe ky do shkoi si Caushesku, sk dyshim.

  19. O cubi si sì nje lepur nuk ke lene njeri pa akuzuar,por salihun e lulushin qe kane shkatarruar te gjithe pronen publike nga 1992-2013

  20. Kadareja ka frike te flasi mbas gjithe atyre sulmeve te ndyra qe jane bere kunder tij gjate ketyre 30 vjeteve.
    Komunistet e shajne , perveçse te tjerash i thone „tradhetar“, demokratet perveçse te tjerash i thone „komunist„
    e Ismaili nuk di nga tja mbaje , e ka gjet belaja , ka 30 vjet vetem sharje, ofendime,telendisje nga populli i vet, rast i paprecedente ky ne asnje vend .
    Ndaj me vjen keq per Ismailin dhe e kuptoj e i jap te drejte qe nuk prononcohet ndersa me vjen turp per te gjithe ata qe i jane sulur sikur te gjitha te keqiat i kane ardhur nga shkrimtari me i mire ne Shqiperi dhe nder me te miret e me te mirve ne bote, nderkohe qe kriminelet e nomenklatures komuniste e familjaret e tyre filluar qe nga Enveri e deri tek Gramoz Ruci i kane aty pa i hyre gjembe ne kembe.

    1. Kadareja nuk ka qene disident sepse nuk kishte disidence ne komunizem, or intelektuali i Rilindjes

      Kishte nje pelqyerje nga Biro-ja per Kadarene dhe kjo eshte arsyeja perse nuk e preku njeri me dore ne 50 vjet, dhe qe i dhane lejedalje dhe leje per te shkruar.

      Po Kadare eshte shkrimtar i mire dhe na ben nder si komb per shkrimet e tij

      Po ashtu, Kadare nuk eshte disident dhe nuk eshte njeri i kauzave dhe aspak i angazhuar ne ceshtjet e shtetit, demokracise ,dhe kultures etj. nuk eshte njeri i dites ne Shqiperi. Ceshtja e teatrit, eshte ceshtje e abuzimit shteteror se pari, ceshtje e urbanistikes, ceshtje e kujteses historike, dhe ceshtje e nje teatri kombetar, si funksion teatror. Eshte nje perzierje e ligjit, kultures dhe teatrit.

      Ne kete rast me te drejte ngrihet pyetja po Kadareja pse nuk e tha nje fjale si nje njeri i kultures ???

      Se pari nuk e ka me detyrim per tu shprehur , por pyetja duhet shtruar , nese do ti bente nder Kadarese nje mbeshtetje e nje kauze te tille ?

      Patjeter qe po, por nga ana tjeter jo detyrimisht dhe jo detyrimisht sot .

      Sepse prej kohes dhe sot e gjithe diten, Kadareja eshte njeri i kultures europiane dhe boterore dhe nuk eshte me njeri qe jeton me cdo dite Shqiperine. Ndoshta ka afersi, ndjenje per kete vend, por nuk jeton me kete vend dhe druaj nese i behet vone per kete vend ashtu sic i behet dikujt qe jeton ne kete vend dhe qe e do kete vend. mbase e do kete vend por nuk do te angazhohet per kete vend. Angazhimi i Kadarese per Shqiperine si patriot nuk ka qene tipar dallues i tij.

      Se fundmi , shume shkrimtare te mire kane qendrime jo aq te mira per ceshtje te drejta. kemi nobelistin e fundit ne letersi – Peter Handke – nje person i njohur per qendrimet e tij me Milloshevicin.

      Qendrimet jane ceshtje shume vetjake, dhe talenti i te shkruarit eshte vecoria qe e dallon Kadarene.

      Ne rast se Kadare mbron ceshtje kulturore te dores se trete e te katert ne Paris e gjetke ne bote, dhe nuk flet per teatrin kjo nuk i ben nder atij si person, por nuk ia ul vlerat si shkrimtar

      Librat e tij lexohen nga publiku sepse eshte shkrimtar i mire jo se eshte burre patriot. per patriotizem nuk do e lexonte asnje ne europe dhe ne bote
      Sigurisht tek patriotizmi duhet te jemi objektiv dhe mos ta ngrejme ne piedestal , ta mbiveresojme Kadarene por ta leme ne vendin e ti si nje shqiptar shkrimtar i zoti.

      Patriot i dobet. Shkrimtar i zoti

  21. PSE NE SI SHOQERI ZGJEDHIM ME TE KEQEN DHE ME TE VESHTIREN NE ÇDO FUSHE TE JETES ? PSE JEMI KAQ TE VESHTIRE SI POPULL ? PSE U BESOJME KAQ SHUME PARTIVE KUR ATO QE NA E KANE FUT DHE PO NA E FUSIN SA KRAHU JANE PARTITE? PSE KUR BEHET FJALE PER TE MIREN NE BEHEMI TE GJITHE BASHKE KUNDARA TE MIRES DHE KUR BEHET FJALE PER TE KEQEN BEHEMI PERSERI BASHKE POR KETE RADHE PRO SE KEQES . MOS KEMI NDONJE DIFEKT SI POPULL ??????

  22. Kadareja ka gocen ne UN prezanton shqiperine Artan Imami nje gomar, injorant lepires prapanicash ndertues pallatesh ahahahahah e paska lepire mire e vazhdon te ushtroje profesionin hajt se per ty qenka vlla!

  23. Disa të tjerë u zhgënjyen me Kadarenë, një simbol i kulturës sonë, i cili ka 30 vjet që përpiqet t’i mbushë mendjen botës se ishte një kundërshtar i regjimit të Enver Hoxhës, por nuk ka fjalë për një njeri që po i zhduk një e nga një monumentet e gjalla të veprës së tij, që do të duhej të na mbanin të lidhur të gjithëve me historinë e qytetit dhe me vlerat shpirtërore të krijuesve të tij.

    SEPSE VAJZEN RAMI IA KA BERE AMBASADORE NE OKB, EDHE PSE ESHTE NJE DEBILE. JA COJNE KU TI DOJE QEFI, NGA PARISI , USA ETC SI TI SHKREPET. A E KUPTONI SE DUHET TE VINI NE POZITAT E RAMIZ ALISE TASHME PER TE KUPTUAR REAGIMIN NE KADARESE ETC NE TAKIMIN ME INTELEKTUALET??

    ME KE DO TI BENTE NDRYSHIMET RAMIZI? ME NJEREZ SI KADARE QE MBANTE FORT PASAPORTEN DHE PRISTE RASTIN QE TE IKTE? QE PATURPESISHT MOHON SE E KA SHOQERUAR RAMIZIN NE AEROPORT KUR U NIS PER NE OKB DHE SI BURREC GJETI RASTIN QE AI NUK ISHTE DHE IKU???

    TURP E BRAVO JUVE GAZETAR QE E EVIDENTONI KETE QENDRIM.

    pRANDAJ SHQI[ERIA ESHTE ATJE KU ESHTE

  24. Kadareja do marri ate qe meriton. Femijve nuk do ti le krenari po borxhe. Puna eshte qe ai eshte aktiv ne anen e te keqes dhe jo pasiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *