• |
ide | kryesore

Basha: Ortakët e Ramës të fusin plumbin nëse u merr kaparin dhe nuk u mbaron punën

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë akuza të forta për kryeministrin Edi Rama në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në Ora News.

“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë.

Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe.

Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor.

Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravijëzojmë rrugën përpara” – tha Basha. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Politikë me gjeste: Pse Lulzim Basha ka nisur të nxjerrë këmishën mbi pantollona? Kurse ty lulush te shesin vilen 2 milon kur vila kushton 5 milion euro

  2. Kete theni qe thote Basha, duhet tia kete thene ve kaqoli Rama, sepse e gjitha metode e vjedhjeve, e doravitjeve te firmave e mafiozeve qe ka bere ky pushtet, duket ne vendosmerine e idiotit qeveritar per vepra qe edhe nuk eshte domosdoshmeri per tu bere, por premtimet qe ka dhene, e presionet qe i bejne mafiozet idiotit, detyrohet te xhiroi parate e taksa pagueseve te gjore ne dore te mafies ne koperim me kete bastard KM. Kush nuk e ka kuptuar se na vjedh, e mashtron, e ben propagande konder opozites, eshte pa horizont demokratik, e jeton akoma me iluzionet e ish sistemit qe u permbys, ne ate te frikes, e se partia e udheheqesi mbi te gjitha. Ruajuni nga kjo farse pushtetaresh qe na kane pushtuar……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

  3. Kete theni qe thote Basha, duhet tia kete thene ve kaqoli Rama, sepse e gjitha metode e vjedhjeve, e doravitjeve te firmave e mafiozeve qe ka bere ky pushtet, duket ne vendosmerine e idiotit qeveritar per vepra qe edhe nuk eshte domosdoshmeri per tu bere, por premtimet qe ka dhene, e presionet qe i bejne mafiozet idiotit, detyrohet te xhiroi parate e taksa pagueseve te gjore ne dore te mafies ne koperim me kete bastard KM. Kush nuk e ka kuptuar se na vjedh, e mashtron, e ben propagande konder opozites, eshte pa horizont demokratik, e jeton akoma me iluzionet e ish sistemit qe u permbys, ne ate te frikes, e se partia e udheheqesi mbi te gjitha. Ruajuni nga kjo farse pushtetaresh qe na kane pushtuar……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

  4. Mos thuaj ortaket o lulush. Se duket sikur po na flet per bortak biznesi. Dhe krimet nuk jan biznese dhe kriminelet e mafjozet nuk jan biznesmen. Jane qeniet me ordinere e me te peshtira ne rruzull qe dhe vrasin per te vjedhur dhe shesin gjithshka per te vjedhur e mashtruar e nuk ngopen me te keqen e tyre.

  5. The word “Illuminati”is called “Open Society” and it is run by a fellow called George Soros and a few other multi millionaires. What is the reason for this organisation? To make themselves even richer. One thing they try do is to destroy the national state. The reason is that IF the world has no borders then there is no customs between countries etc – which make the rich businessmen richer. And if there is a lot of immigration from poor countries to rich countries there will be more competition to get the jobs there are. So the salaries can be dropped. This is the interest of the Open Society. This organisation is doing welfare work also to fool people they are a good organisation. So do not get fooled by that!

    RILINDASIT JANE PJELLE MASONIKE QE DUHEN LUFTUAR DHE ELIMINUAR OSE PERNDRYSHE MORREM FUND SI KOMB

  6. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.Ju befte mire supa me lakuriq qe Po hani kete dite te lumtura per ju cecene

  7. DJE ISHIN TE SALES , SOT JANE TE PALLOSHIT NESER DO JENE TE TUTE .
    NE DUAM QE KETA TE MOS JENE PJESE E POLITIKES , TE MOS JENE PJESE E KETIJ VENDI NDERSA JU I MBANI NE KRAH DHE KERONI PUSHTET PASTAJ . JENI TE GJITHE KURVA , QELLIMI JUAJ I VETEM ESHTE TJA FUSNI POPULLIT SA KRAHU DHE PASTAJ DUKE TALLUR KOQET TA QUANI EDHE POPULL DELE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *