• |
ide | kryesore

Basha zbulon çfarë i kërkoi ambasadorëve gjatë takimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka thënë se gjatë mbledhjes me ambasadorët e BE është diskutuar për një plan ekonomik me BE për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.

Basha tha se i bëri dy kërkesa ambasadorëve, mbështetjen politike për integrimin dhe ekonomike për shkak të pandemisë.


”Shqipëria po bën hapa mbrapa, Kriza po thellohet prej veprimeve të javëve të fundit. Po e largojnë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për pltoësimin e kushteve.
Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme.
çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi.

Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish fermerët janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër.

Të kemi një plan me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës së rëndë ekonomike, punësimit që po kthehet edhe në plagë.”- tha Basha.

10 Comments

  1. Bravo Basha. Kujdes vijen e kuqe kur te te dale perpara. Dhe ju rilindasit mos e shani opoziten. Ku ka me te mire dhe me te dashur se Basha, ku do e gjenit nje te tille qe ve vija te kuqe dhe me pas pa piken e fytyres i harron. Ia keni gjetur dermanin me sa duket. APrandaj nuk ia hapin ate ceshtjen e rruges se kombit se mund te perfundoje ne burg dhe mund t’ju dale ndonje qe ka kosto me te larte, ose edhe me keq, ndonje qe ka ideale dhe deshire per ta bere kete vend

  2. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.Kush e vodhi pasurine kombetare te kinostudio shqiperia e re,na i tregoni ju te lapsit,salih-meta-basha

  3. Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

    Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

    1. A thua vallë se këta artistë kanë ndenjur me muaj të tërë në teatër thjesht për të “mbrojtur interesat e tyre financiare” ashtu siç thua ti sahanlëpirës i regjimit?!
      Tjetra, sa të sigurt të jemi për “drejtësinë” e këtyre gjykatava të korruptuara deri në palcë?!

      Sa herë përmenden “prokuroritë dhe gjykatat” tona, më vjen për të vjellë!!

  4. Ky është kali i Trojës i opozitës, ku janë ata opozitarë të tjerë qe e mbajnë këtë tradhtar sorrosian akoma mes tyre?!

  5. Per cilet aktore flet ti miri,ata nuk jane aktore te teatrit kombetar por kreret jane antare te keshillit kombetar te salihut,aktoret vazhdojne te luajne teater ne skene,kurse keta ne rruge me lulushin monen mediun e gerdecit me gjaten pinjollin e komunistit rustem me salianjin vokshin pampurin

    1. Une flas per ata artistë trima, qe gati u ngujuan brenda kur erdhi eskavatori ne 4:30 te mengjesit. Ata qe dolen edhe u perleshen me policine (e paidentifikuar) dhe u gjakosen, dhe per gjithe ata guximtarë te tjere qe ishin atje.
      Tjetra, kur te shash keta te opozites mos harro edhe Ramën, Veliajn me shoke, kriminelët e vertete te vendit. A thua vallë do kishin sakrifikuar keta te fundit ne nje situate te ngjashme? Nga syte kembet do kishin ikur, siç u drodh nga frika Rama para ca kohesh kur u cuan ne kembe njerzit, e mban mend? Atehere e shpetoi xhaxhi Sorosi me kompani këtë palloshin tonë, te kujtohet? 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu