• |
ide | kryesore

Brian Austin Green tregon arsyen e divorcit me Meghan

-Instant, Paparazzi, Slider



Brian Austin Green ka folur në lidhje me ndarjen nga gruaja e tij prej një dekade, aktorja Megan Fox. Në podcast-in e tij, ai tha se në fakt është ndarë prej disa muajsh nga Fox, pasi kuptuan që ishin duke u larguar nga njëri-tjetri.

“Ndarja nuk është diçka që e mendon kur shkon drejt martesës”- rrëfen Green, i cili po ashtu zbulon se Meghan i kishte kërkuar një vit më parë të kalonin ca kohë vetëm. Pasi u kthye nga xhrimi disa javor i një projekti. “Ajo më tha: E di çfarë, kur isha vetëm dhe po punoja, larg që këtu, kam kuptuar që ndihem më shumë si vetja ime. Më pelqeu ai version i imi gjatë asaj eksperience. Është diçka që dua të provoj. Kjo kërkesë më mërziti, por nuk mund të qëndroja i mërzitur me të sepse ajo nuk kërkoi që të ndihej në atë mënyrë.”- thotë më tej Austin.

Çifi u martua në vitin 2010 dhe kanë 3 fëmijë bashkë. Ditët e fundit Fox është parë nga paparacët duke kaluar kohë me reperin Machine Gun Kelly. Për të cilin Green thotë se është një djalë i mirë dhe ata janë thjeshtë shokë. Aktori gjithashtu tha se qëllimi i tij dhe ish-bashkëshortes tani është që t’i kalojnë pushimet bashkë, për hir të fëmijëve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *